showbiz

“Jeta shkon, kujtimi yt mbetet”, djemtë e “West Side Family” kujtojnë Dr. Florin me vargjet e ndjera të këngës së tij

Më 17 nëntor 2014 pjesëtari i grupit ‘West Side Family” ndërrroi jetë duke lënë zemërthyer familjen dhe gjithë miqtë e tij. Sot bëhen 8 vite pa artistin, dhe djemtë e “West Side Family” nuk harrojnë asnjëherë ta kujtojnë kolegun e tyre të ndjerë.

Si Landi ashu dhe Armiri e kanë kujtuar në këtë 8 vjetor të vdekjes Dr Flroin me tekstin e këngës së tij.

Të lidhura

None found

Postimi i Armirit:

8 vjet pa ty Dr Flori.
Sa here merzitem kur dhimbja me trishton
E sa here dhimbja me iken, se gezimi ma largon
Se suksesi me deshtimin bashke te dy jetojne
Ne cdo kohe ndodh keshtu, dua t’them se jeta shkon

Postimi i plotë i Landit:

8 vjet… 8 miliardë… Jeta shkon… Kujtimi yt mbetet.

Për këngën paskam qenë në një mendje me Xhikun.

Jeta shkon

Dr. Flori

Jeta shkon, jeta shkon,

Kështu ka qenë e kështu do të jetë gjithmonë,

Yea yea yea yea hahahahahahaha Jeta shkon!

Dua të them vetëm se: “Jeta shkon!”

Refreni

Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton

E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,

Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë

Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

Dr. Flori

Kur marr fletoren e shkruaj për jetën po mendoj,

Sa e çmendur me pasione koha që jetoj,

Me suksese, dhimbje, ndjenja që si peisazh më shfaqen tani

Gjithë bota është për njerëzit çdo njeri ka botën e tij,

Më kalonin para sysh njerëzit që m’u larguan

E fatet tona bashkë nisën e u shkatërruan

Se disa ngelën në vend e disa u harruan,

Disa hipën shumë lart dhe për të kaluarën s’u kujtuan

Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa

Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa

Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time

Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime

Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja

Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon

Refreni

Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton

E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,

Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë

Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

të fundit

85-vjeçari i aksidentuar në Elbasan ndërron jetë pas disa orësh

Ka ndërruar jetë 85-vjeçari Selman Bardhi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. I moshuari nuk…

3 seconds ago

Këlliçi dënon ndërhyrjen policore te Kryeministria: Më 28 nëntor, të rinjtë t’i tregojnë Ramës se po i vjen fundi

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore gjatë protestës së sotme te…

38 seconds ago

Tobacco collection begins at 435 denars per kilogram

Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15…

8 minutes ago

Three dead after plane crashes in Arizona National Park

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik ajror në Parkun Kombëtar në Arizona. [...] Read More... The post…

8 minutes ago

SHBA-ja sulmon me avionë bazën raketore në ishullin strategjik të Qeshmit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit, duke shënjestruar një bazë për lëshimin e raketave në…

8 minutes ago

Activist accuses police of violence against women and girls at protest and calls on citizens to join November 28 rally

Një prej aktivistëve pjesëmarrës në protestën e sotme ka denoncuar përdorimin e dhunës nga Policia ndaj qytetarëve, duke theksuar se…

9 minutes ago