Këngëtarja britanike Jessie J, ka njoftuar se do të shtyjë turneun e saj të ardhshëm për shkak të një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale që duhet të kryejë, pas diagnostikimit me kancer të gjirit.
Në një video të publikuar të enjten në “Instagram”, 37-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Ellen Cornish, tha se operacioni nuk është serioz, por duhet të kryhet brenda këtij viti, pikërisht në mes të datave të turneut.
None found
“Fatkeqësisht, më duhet të bëj një operacion të dytë. Nuk është ndonjë gjë shumë serioze, por duhet ta kryej para fundit të vitit dhe për fat të keq, kjo bie pikërisht në mes të një turneu që e kisha planifikuar”, tha ajo.
Jessie J, bëri të ditur në qershor se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme, ndërsa operacionin e parë e kreu në fund të atij muaji. Në korrik, ajo tregoi se nuk kishte përhapje të sëmundjes dhe se ndjehej mirë.
Megjithatë, ndërhyrja e dytë është e domosdoshme. Edhe pse nuk dha shumë detaje, ajo më herët kishte shpjeguar se synon një rikuperim estetik pas mastektomisë, për të rregulluar pamjen e gjoksit.
“Po jetoj momentin, po e përqafoj këtë rrugëtim dhe po shkoj me rrjedhën… më vjen keq. Jam e trishtuar… por duhet të shërohem, duhet të jem më mirë – dhe e di që kjo është zgjedhja e duhur”, shtoi ajo në mesazhin e saj.
Jessie J, konfirmoi se pjesa evropiane e turneut, e planifikuar fillimisht për tetor 2025, është shtyrë për prill 2026. Ndërsa turneu në SHBA, i planifikuar për nëntor, është anuluar për momentin, për shkak të pamundësisë për të gjetur një periudhë të përshtatshme me sallat koncertale.
“Ju lutem kini durim me ne për pjesën amerikane të turneut. Dua ta realizoj, por vetëm kur të jetë koha e duhur. Mund të ndodhë më vonë këtë vit… ose më herët, nuk e di ende”, u shpreh ajo.
Këngëtarja theksoi se po përpiqet të balancojë të gjitha sfidat që po përjeton, por se shëndeti është përparësia e saj absolute.
“Po mundohem të bëj më të mirën. Po përpiqem të menaxhoj të gjitha gjërat që po ndodhin në jetën time dhe energjinë që duhet të ndaj. Më duhet të shërohem. më falni, më vjen keq…”, përfundoi ajo.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…