showbiz

Jessie J shtyn turneun botëror pas operacionit të dytë: Më falni, më duhet të shërohem

Këngëtarja britanike Jessie J, ka njoftuar se do të shtyjë turneun e saj të ardhshëm për shkak të një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale që duhet të kryejë, pas diagnostikimit me kancer të gjirit.

Në një video të publikuar të enjten në “Instagram”, 37-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Ellen Cornish, tha se operacioni nuk është serioz, por duhet të kryhet brenda këtij viti, pikërisht në mes të datave të turneut.

“Fatkeqësisht, më duhet të bëj një operacion të dytë. Nuk është ndonjë gjë shumë serioze, por duhet ta kryej para fundit të vitit dhe për fat të keq, kjo bie pikërisht në mes të një turneu që e kisha planifikuar”, tha ajo.

Jessie J, bëri të ditur në qershor se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme, ndërsa operacionin e parë e kreu në fund të atij muaji. Në korrik, ajo tregoi se nuk kishte përhapje të sëmundjes dhe se ndjehej mirë.

Megjithatë, ndërhyrja e dytë është e domosdoshme. Edhe pse nuk dha shumë detaje, ajo më herët kishte shpjeguar se synon një rikuperim estetik pas mastektomisë, për të rregulluar pamjen e gjoksit.

“Po jetoj momentin, po e përqafoj këtë rrugëtim dhe po shkoj me rrjedhën… më vjen keq. Jam e trishtuar… por duhet të shërohem, duhet të jem më mirë – dhe e di që kjo është zgjedhja e duhur”, shtoi ajo në mesazhin e saj.

Jessie J, konfirmoi se pjesa evropiane e turneut, e planifikuar fillimisht për tetor 2025, është shtyrë për prill 2026. Ndërsa turneu në SHBA, i planifikuar për nëntor, është anuluar për momentin, për shkak të pamundësisë për të gjetur një periudhë të përshtatshme me sallat koncertale.

“Ju lutem kini durim me ne për pjesën amerikane të turneut. Dua ta realizoj, por vetëm kur të jetë koha e duhur. Mund të ndodhë më vonë këtë vit… ose më herët, nuk e di ende”, u shpreh ajo.

Këngëtarja theksoi se po përpiqet të balancojë të gjitha sfidat që po përjeton, por se shëndeti është përparësia e saj absolute.

“Po mundohem të bëj më të mirën. Po përpiqem të menaxhoj të gjitha gjërat që po ndodhin në jetën time dhe energjinë që duhet të ndaj. Më duhet të shërohem. më falni, më vjen keq…”, përfundoi ajo.

të fundit

Gjesti prekës/ Truproja e Mesit, De Pol largon rojen e sigurisë dhe ndihmon djalin e ri të bëjë fotografi me kampionin e Botës (VIDEO)

Rodrigo De Pol, konsiderohet me shaka nga tifozët si truproja e Lionel Mesit, pasi mesfushori ka qenë gjithmonë në krah…

17 minutes ago

Kush është Ludo Lee – shqiptari që ka bashkëpunuar me emrat më të famshëm në botë dhe tani futet në Big Brother

Ludo Lee është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 në spektaklin e së hënës. Ai me origjinë është…

39 minutes ago

Zbardhen detaje të reja nga aksioni i SPAK/ Biznesmeni Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe efektivë policie për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI

Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme, SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj,…

39 minutes ago

Adeyemi kërkon largimin nga Dortmundi, shkak Loredana

Sulmuesi gjerman, Karim Adeyemi thuhet se ka kërkuar të largohet nga Borussia Dortmundi për shkak të kërkesës të së dashurës…

57 minutes ago

Rama në konferencë për të drejtën për informim: Një pjesë e shikojnë gotën gjysmë bosh, Shqipëria ka një arkitekturë funksionale për transparencë

Në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit ku ishin të pranishëm partnerë europianë, të shoqërisë civile dhe…

58 minutes ago

Mesfushori anglez bëhet temë e nxehtë te Mançester Junajtid, apeli i të vëllait në stadium: Lirojeni

Gjatë ndeshjes së Premier Ligës kundër Bërnmuth, e cila përfundoi me një barazim dramatik 4-4, Xhordan Maino-Hames, vëllai i mesfushorit…

1 hour ago