showbiz

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Yjet po bëhen gati tashmë për ceremoninë më të madhe të modës, Met Gala 2024.

Është mësuar tashmë që Jennifer Lopez, Zendaya, Bad Bunny dhe Chris Hemsworth do të shërbejnë si organizatorë të ngjarjes më të rëndësishme të modës.

Përpara eventit prestigjioz është organizuar një darkë nga Anna Vintour, ku natyrisht se nuk munguan disa nga yjet kryesore.

JLo si një ikonë e modës dhe stilit edhe këtë herë ka mahnitur me paraqitjen.

Dukja e veçantë e artistes është realizuar nga stilistja e njohur shqiptare, Diana Qerimi.

Ajo u shfaq me një fustan të zi elegant me dekolte të hapur, i cili është i kompletuar edhe me detaje kristali.

Ylli i “Hustlers” e përfundoi ‘look’-un me varëse me diamante shkëlqyese, duke zgjedhur një model flokësh të kapur për të tërhequr vëmendjen tek grimi i saj i përsosur.

Për punën e mrekullueshme, Diana ka marrë reagime të shumta, duke u përgëzuar për një tjetër arritje e sukses.

të fundit

Rama: Lirimi i hapësirave dhe prishja e ndërtimeve pa leje nuk është sulm ndaj sipërmarrësve

Kryeministri, Edi Rama në një dalje live në rrjetet sociale foli për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Shefi i…

43 seconds ago

Gjesti ndez thashethemet për një romancë të re pas një postimi enigmatik në rrjete sociale

Ish-fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, po vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale, duke…

1 hour ago

Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 42°C

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të…

1 hour ago

VIDEO/ Natë sfiduese në Finiq, zjarrfikësit dhe ushtria përballen me flakët, evakuohen banorët e disa fshatrave

Një natë e gjatë dhe sfiduese është regjistruar në zonën e Finiqit, ku ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol…

2 hours ago

Gonxhja: 19% e nxënësve të regjistruar në arsimin profesional, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot, se niveli i regjistrimeve në arsimin profesional, është…

10 hours ago

U bllokuan në një zonë të thepisur shkëmbore, shpëtohen 3 turistët e huaj në Himarë

Tre turistë të huaj janë shpëtuar në zonën e plazhit të Akuariumit pasi kishin mbetur të bllokuara. Patrulla e policisë…

11 hours ago