showbiz

Jennifer Lopez tregon se si Ben Affleck e motivoi për filmin e ri

Jennifer Lopez ka vendosur të tregojë shumë nga jeta e saj me prodhimin e ri kinematografik, “This Is Me Now: A Love Story”. Vetë aktorja ka pranuar se ky projekt është frymëzuar nga historitë e dashurisë që ka përjetuar në jetë.

Lopez dhe Dave Meyers janë drejtues të këtij projekti dhe së bashku folën për detajet rreth tij në një konferencë për shtyp, ku J.Lo zbuloi se ishte Ben Affleck ai që e shtyu të vazhdojë kur ishte në vështirësi.

“Mendoja se nuk do shkruaja dot dhe ai më tha që unë i bëj të gjitha, mund të shkruaj, mund të prodhoj, mund të bëj regjisoren dhe koregorafen; të gjitha. Këshilla e tij për të pranuar gjithçka jam dhe aftësitë e mia më ndihmoi”, u shpreh Lopez.

“This Is Me Now: A Love Story” është konceptuar si një muzikal dhe prodhim kinematografik që vizualizon imagjinatën dhe kujtimet e ngjarjeve në jetë e Lopez, veçanërisht ato me sfond romantik. Ky film i dedikohet jetës së saj dhe lidhet me albumin që publikoi në 2022-shin.

Emrat që janë pjesë e filmit përfshijnë: Affleck, Post Malone, Fat Joe, Keke Palmer, Trevor Noah dhe Sofia Vergara. Premiera e tij është në 16 shkurt.

Ben dhe Jennifer u martuan në vitin 2022, pasi u ribashkuan në 2021-shin. Ata ishin të lidhur për 2 vite në fillim viteve 2000, para se te ndaheshin fill para dasme në 2004-ën.

 

të fundit

INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e…

4 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 16 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 83.7 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…

28 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit, 16 Janar 2026

Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare dhe…

38 minutes ago

Aksidenti me një viktimë në Durrës/ Policia jep detaje: 18-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje, 3 të plagosur, mes tyre dhe dy këmbësorë

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në zonën e njohur si Ura e…

42 minutes ago

Aksident tragjik në Durrës/ Makina “fluturon” nga Ura e Dajlanit, humb jetën 18-vjeçarja, shoferi në gjendje kritike (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një aksident i rëndë ka ndodhur te Ura e Dajlanit në Durrës, ku një…

56 minutes ago

Horoskopi 16 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot do ndiheni më të hapur dhe të gatshëm…

9 hours ago