Ish-moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra”, Kleoniki Delijorgji, ka shprehur publikisht indinjatën e saj përmes një Insta Story të publikuar në rrjetet sociale.
None found
Modelja ka treguar se është bezdisur nga meshkujt që, edhe pse ndodhen pranë partnereve të tyre, e vështrojnë dhe e ngacmojnë në rrugë. Për këtë sjellje, ajo i ka cilësuar si të neveritshëm.
“Meshkuj, nëse keni një femër në krah dhe vazhdoni të më shikoni mua, kam vetëm një gjë për t’ju thënë: jeni të shpifur dhe ma shpifni”, shprehet Kleoniki në videon e publikuar në Instagram.
Delijorgji ka paralajmëruar gjithashtu se, nëse një situatë e tillë do të përsëritet, ajo do të përballet drejtpërdrejt me personat në fjalë, madje edhe përballë partnereve të tyre.
“Për Zotin e madh, nëse shoh sërish një mashkull që më vështron me epsh ndërsa ka një femër në krah, do të vij aty dhe do t’ju fëlliq përpara partneres suaj”, ka deklaruar ajo.
Kleoniki Delijorgji ka lindur dhe është rritur në Greqi. Në moshën 15-vjeçare, në qershor 2012, ajo u kurorëzua “Miss Shqipëria”, ndërsa në nëntor 2012 fitoi edhe titullin “Miss Globi”.
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim që ka…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka vijuar reagimet e tij në kuadër të kërkesës drejtuar SPAK për…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të martën një numër zëvendësministrash në ministritë e Qeverisë së Kosovës.…
Mario Mitaj dhe Daniele De RossiJanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Genoa – Sudtirol, raundi i 1/16-ave në Kupën e…
Mesfushori i talentuar Dion Kacuri ka marrë ftesë nga përzgjedhësi Franco Foda dhe do të jetë pjesë e Kosovës për…
Festimi i 35 viteve të Maqedonisë së pavarur nën mbikëqyrjen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), është hapur…