Periudha komuniste në Shqipëri, la pas shumë plagë për popullin shqiptar. Në kohën kur akoma nuk është kërkuar falje për krimet komuniste të kryera ndaj popullit, aktori Timo Flloko, ka kërkuar falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të diktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.
“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në “News 24”. Flloko ka folur për debatin në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.
None found
Flloko e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.
“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët.
Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare. Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, tha Flloko.
Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht ndryshime të mëdha në strukturën e pronësisë, duke bërë të ditur se Todd Boehly nuk është…
Analisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të…
Inter Miami mposhti të mërkurën mbrëma në shtëpi Cruz Azul me rezultat 2-0 dhe fitoi trofeun Campeones Cup, ndërsa Lionel…
Lamine Yamal dhe Raphinha kanë shkruar historinë e Barcelonës, duke u bërë dyshja e parë e klubit që nga sezoni…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 79.4 lekë dhe do shitet me…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit. Burime bëjnë me dije se…