Jean Smart fitoi për të pestin vit radhazi çmimin Emmy për Aktoren Kryesore më të Mirë në një Serial Komedi, duke shkruar historinë e ceremonisë së vitit 2026. Ajo u vlerësua për rolin e Deborah Vance në sezonin e pestë të serialit “Hacks” të HBO Max.
None found
Me këtë sukses, 75-vjeçarja u bë aktorja e parë që merr një çmim Emmy për çdo sezon të të njëjtit serial. Në garë me të në këtë kategori ishin Lisa Kudrow, Quinta Brunson, Elle Fanning dhe Ayo Edebiri.
Publiku e priti Smart me ovacione në këmbë. Ajo doli në skenë pasi Zendaya, e cila kishte detyrën t’i dorëzonte çmimin, shqiptoi emrin e saj.
Teksa mori në duar statujën, aktorja iu drejtua me humor të pranishmëve: “Vetëm burrat mund të qëndrojnë në këmbë. Vajzat mund të ulen.”
Çmimin e radhës Smart ua kushtoi krijuesve të “Hacks”, Lucia Aniello, Jen Statsky dhe Paul G. Downs, duke theksuar rolin e tyre në suksesin e produksionit.
“Gjithçka fillon dhe përfundon me ta. Ju dua shumë. Çfarë udhëtimi i mrekullueshëm ka qenë”, u shpreh ajo gjatë fjalimit të pranimit.
Megjithatë, Jean Smart është aktorja e dytë që arrin të fitojë një Emmy për secilin sezon të një seriali. Rekordi ishte vendosur më herët nga Bill Cosby, i cili fitoi për të tre sezonet e “I Spy”, në periudhën 1966-1968.
Përveç pesë trofeve për “Hacks”, Smart është shpërblyer edhe për rolet e saj si aktore e ftuar në “Frasier” në vitet 2000 dhe 2001. Në vitin 2008, ajo fitoi gjithashtu çmimin për Aktoren më të Mirë Mbështetëse për “Samantha Who?”.
Lista e nominimeve të saj përfshin edhe interpretimet në “The District”, “24”, “Harry’s Law”, “Fargo”, “Watchmen” dhe “Mare of Easttown”.
Në tapetin blu të Teatrit Peacock, aktorja u shfaq së bashku me djalin e saj më të vogël. Për mbrëmjen, ajo kishte zgjedhur një fustan të zi maksi, me dekolte të thellë në formën e shkronjës V dhe mëngë metalike argjendi të zbukuruara me detaje të palosura.
Look-un e saj e përmbyllën një palë vathë vintage me diamant dhe perla, si edhe një unazë diamanti prej 8 karatësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj B.D., i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës 3-muajshe. Sipas njoftimit…
Milani po planifikon të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Endrick, gjatë afatit kalimtar të…
Modelet e avancuara të inteligjencës artificiale kanë shënuar një përparim të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar në shumë fusha aftësitë e shkencëtarëve…
Kompania Anthropic ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund të përbëjë “rreziqe katastrofike ose ekzistenciale për njerëzimin”, teksa ka zbuluar…
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se punëkryesi që ka hapur ilegalisht një rrugë në Bjeshkën e Lybeniqit është…
Në vend janë regjistruar katër raste të konfirmuara laboratorikisht me fruth, njëri prej të cilëve është rast i importuar, në…