showbiz

“Je e paaftë, unë kam 30 vite karrierë”, Plas sherri mes Ermiona Lekbellos dhe Soni Malajt! Fermerja: Ta ka bërë mirë Jonida Maliqi!

Një debat i ashpër ka ndodhur mes këngëtares Soni Malaj dhe ish-misit Ermiona Lekbello në “Ferma VIP 3”, ku dy fermerrt nuk e kanë kursyer aspak tonin e lartë dhe gjuhën e ashpër ndaj njëra-tjetrës.

Gjithçka nisi pas kritikave që Ermiona po i bënte një tjetër konkurrenteje, Vanesës, të cilës Soni i doli në krah dhe nisi të debatojë ashpër me Ermionën.

Të lidhura

None found

“Kush je ti mi, avokatja mbrojtëse je ti? Kush je?”, i tha Ermiona Sonit, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërgjigj menjëherë duke i thënë: “Bën mirë ta mbyllësh gojën në këto momente, se po e ngarkon kot Vanesën. Dhe mbylle se na ke çarë kokë, dërr dërr dërr.”

Përplasja vijoi me akuza personale dhe përfshirje të emrave të tjerë, ku u përmend edhe Jonida Maliqi, e cila para se të largohej nga ferma, pati një debat me Sonin.

“Ta tha mirë ajo Jonida Maliqi ty. Ti akoma nuk ke identitet në këtë shtëpi Soni… Po mbron hipokrizinë”, u shpreh Ermiona.

Debati arriti kulmin kur Soni Malaj theksoi eksperiencën e saj në karrierë, ndërsa Ermionës i tha që “je e paaftë”.

“Kam 30 vite karrierë, një gjë që ti s’e ke pasur kurrë. Se je totalisht e paaftë”, tha Soni, ndërsa Ermiona iu përgjigj duke i thënë?: “unë nuk jam falso, ti qite fytyrën tënde”.

Pjesë nga debati:

Ermiona Lekbello: Kush je ti mi, avokatja mbrojtëse je ti? Kush je?

Soni Malaj: Bën mirë ta mbyllësh gojën në këto momente, se po e ngarkon kot Vanesën. Dhe mbylle se na ke çarë kokën, dërr dërr dërr.

Ermiona Lekbello: Ta tha mirë ajo Jonida Maliqi ty. Ti akoma nuk ke identitet në këtë shtëpi, Soni… Po mbron hipokrizinë.

Soni Malaj: Nuk kam nevojë të kem identitet në “reality show”. Çfarë hipokrizish moj, po na tregon ti hipokrizinë, hec moj aty…

Ermiona Lekbello: Ec mi se ty Jonida ta ka bërë shumë mirë… ah sa mirë ta ka bërë ty Jonida.

Soni Malaj: Jo, nuk ka bërë asgjë Jonida, fare, asgjë.

Ermiona Lekbello: Rri urtë, Soni, mos e ngri zërin.

Soni Malaj: Jo, unë e ngre zërin, për ty që shkon bën dërr dërr. Po të them se s’dua të të njoh, mos i bjer në qafë. Kam 30 vite karrierë, një gjë që ti s’e ke pasur kurrë. Se je totalisht e paaftë.

Ermiona Lekbello: Për çfarë jam e paaftë, ma trego? Jam e paaftë për të qenë e paaftë. Kaq… Jonida ta mbylli gojën, gërr gërr po bën ti. Nuk je ti nivel për këtu.

Soni Malaj: Ec moj mo, ti je super e paaftë, nuk bën asnjë gjë. Shkon sa në një reality në tjetrin dhe nxjerr veten. Je super e paaftë dhe asnjë gjë në jetë nuk ke bërë.

Ermiona Lekbello: Unë nuk jam fallco. Ti qite fytyrën.

Soni Malaj: Ti nuk je fallco? Ti je niveli zero, zero. Po e mbaj veten burrneshë dhe ashtu jam. Unë një fytyrë kam.

Ermiona Lekbello: Se çfarë më thua prapa shpine, nuk m’i thua para. Nuk më ka ardhur kurrë. Më ke thënë çfarë të bëj të dal protagoniste.

Soni Malaj: Unë? Ty? Po ik moj.

Ermiona Lekbello: Të gjitha do ua nxjerr, bëj protagonisten me sherre.

Soni Malaj: Unë të erdha kur ishe sëmurë, të shihja a kishe temperaturë. Të të vijë turp për veten. Unë kam super karrierë, Ermiona Lekbello, dhe jam kjo që jam.

Ermiona Lekbello: Po hajde mi se jo të gjithë e pëlqejnë karrierën tënde, po ik na lër rehat.

Soni Malaj: Po ti që s’ke fare? Je super zero.

Ermiona Lekbello: S’kam karrierë, po kam këtë gojë që ma ka dhënë i madhi Zot dhe do flas…

Tags: ermiona soni

të fundit

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Yamal kryeson Evropën me shifra mbresëlënëse, a do ta ndalë Atletico Madridi?

Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…

4 hours ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 7 nëntor 2026

Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…

4 hours ago

Adriatik Llalla breaks his silence after leaving Albania, discusses his sentence, US “non grata” designation and clash with Donald Lu

Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…

4 hours ago

New Ergys Agasi wiretaps, Alizoti: Scandalous for SHISH chief to be “in the grip” of a strongman, the state brought to its knees

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…

4 hours ago