showbiz

Jashtë muzikës – Rita Ora zbulon një sipërmarrje të re biznesi

Rita Ora ka zbuluar një sipërmarrje të re biznesi njëherësh befasuase, larg profesionit që ushtron.

Këngëtarja e “Shape Of Me”, 33-vjeçare, njoftoi një linjë të re për kujdesin e flokëve, TYPEBEA, në bashkëpunim me eksperten australiane të flokëve Anna Lahey, 35-vjeçe. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Të lidhura

None found

“Jam shumë e emocionuar që më në fund shpall një pasion të madh timin, @TYPEBEA, kujdesin e flokëve me performancë të lartë për të gjitha llojet e flokëve që e kam krijuar me Anna Lahey”, u shpreh ajo.

“Marrëdhënia që kemi me flokët është kaq personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë dhe besimit tim. Gjatë gjithë karrierës sime kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh”, shton tutje artistja shqiptare. “I kam zgjatur, i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshmit që kanë qenë ndonjëherë. Mezi pres ta ndaj këtë me ju”.

Rita përfundoi: “TYPEBEA do të lansohet shumë shpejt”.

Ajo është këngëtarja e fundit që ka nisur një linjë për kujdesin e flokëve pasi Beyonce, nëna e së cilës ishte parukiere, prezantoi së fundmi Cecred.

Jashtë muzikës, Rita njihet më shumë për sipërmarrjet e saj të modës, së fundmi duke krijuar një koleksion prej 169 pjesësh me Primark.

 

të fundit

Zhegrova në formacionin bazë të Juventusit për përballjen me Napolin?

Ylli kosovar, Edon Zhegrova mund të luajë nesër (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me…

1 minute ago

Të shtëna në një qendër tregtare në Kaliforni: një i vrarë dhe gjashtë të plagosur, tre në gjendje kritike

Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë në një qendër tregtare…

1 minute ago

Peralta D, Maserati i veçantë me karroceri bakri të punuar me dorë

Studio italiane e dizajnit GFG Style, e themeluar nga stilisti i njohur Giorgetto Giugiaro dhe djali i tij Fabrizio, ka…

4 minutes ago

Erjon Vishkulli nga spitali në Romë: Mirënjohje për shqiptarët që më qëndruan pranë në ditët e vështira

Erjon Vishkulli falenderon shqiptarët nga shtrati i spitalit në RomëErjon Vishkulli, i riu që u plagos në sy gjatë një…

6 minutes ago

President Shiroka Pula meets academics Limani, Mushkolaj and Prelvukaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim akademiket Myzafere Limani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Zake Prelvukaj,…

8 minutes ago

Ramabaja calls for an institutional investigation into murders of women since 2008: The tragedy of Arlinda Zekaj must not be politicized

Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe debatet politike që pasuan këtë…

8 minutes ago