Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ylli Limani na ka treguar për marrëdhënien e tij që ka me babain, duke u shprehur se mendimet e tyre shpesh herë nuk përputhen. Nga ana tjetër, sa i përket lidhjes së fortë që ai ka me nënën e tij, e kemi parë në postimet e shumta që bën, duke i dedikuar fjalë shumë të ëmbla.
Ditën e sotme, këngëtari i disa hiteve muzikore, ka publikuar një foto të nënës, e cila duket se ka nisur vitin e ri pedagogjik dhe Ylli nuk mund të ndihej më krenar se kaq.
“Shumë dashuri për nënën e cila nis një vit të ri shkollor me nxënësiit e klasës së parë. Jam krenar për ty cdo ditë”, shkruan Ylli bashkangjitur postimit.
Yll Limani ka shijuar një verë të suksesshme sa i përket karrierës muzikore, ku ka mundur të japë edhe dy koncerte brenda një natë. Nga ana tjetër, ai nuk është ndalur për të sjellë muzikë të re dhe momentalisht po shijon suksesin e këngës “Hapa”, e cila ka rezultuar tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar.
Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku…
Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, 46-vjeçari Altin Meçaj, që u dhunua nga një efektiv policie me…
Shorti i gjysmëfinaleve të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest ka përcaktuar si do të ndahen performancat e shteteve…
Pas çarjes së argjinaturës së lumit Seman, banorët në Fier janë shprehur të shqetësuar në lidhje me situatën e përmbytjeve.…
nga Albeu.com Rruga dytësore nga Casa Italia, konkretisht segmenti nga Spitali Hygeia deri te Megatek, është shndërruar në një simbol…
Të paktën 2,000 protestues, përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë më shumë se dy javësh protestash në Iran, sipas Agjencisë së…