Aktori Gentian Zenelaj është shprehur se është penduar për të gjitha skenat që ka luajtur në filma.
Komentet ai i bëri në “ABC e Mëngjesit” ku ishte i ftuar dhe tregoi se mes filmit dhe teatrit, zgjedh gjithmonë këtë të fundit.
Madje, deklaroi se për të gjithë filmat që ka luajtur është penduar, pasi në Shqipëri nuk investohet për aktorin.
“Genti është në televizion çdo ditë të vitit, pastaj është edhe në teatër. Nuk i kuptoj dot kolegët e mi që kanë hequr dorë nga teatri dhe pse ka shumë vështirësi. Sepse teatri është një profesion që më shumë jep se merr, si për shembull alpinistët që duhet të blejnë litarët.
Unë nuk e kam shumë qejf filmin, nëse do të më jepej në tavolinë mes filmit dhe teatrit do zgjidhja teatër. Për të gjitha filmat janë penduar si ai tatuazhi që i bën. Nuk punohet me aktorit, ti ke një skenë me Kelin, do ta xhirosh po nuk takohesh, thjesht e xhiron në këtë datë dhe kaq”, u shpreh Zenelaj./albeu.com/
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…
Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…
Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…