Sezoni i dytë i “Love Story” nisi me disa risi.
Njëra prej tyre ishte përzgjedhja e dy frontistëve dhe dy frontisteve, pra dy djem do zgjedhin dy vajza dhe anasjelltas duke dalë kështu 4 çifte nga programi dhe jo një.
None found
Përveç risisë në formulë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është edhe prania e Robert Aliaj si opinionist duke pasur përballë si frontist djalin e tij Krist Aliaj.
Mbrëmjen e djeshme Roberti ka kritikuar ashpër djalin e tij, pasi nuk i kishte pëlqyer aspak klipi i tij i prezantimit.
“Ç’e kishe atë Ferrari?! Jam neveritur nga ajo që pashë. Më erdhi turp! Më erdhi zor nga ajo që pashë!”, – i është drejtuar Roberti të birit.
“Ndihem keq vërtetë. Sfidova veten ndaj pranova, pasi Ferrari nuk është për mua. Më thanë që je princ dhe si princ që të gjesh princeshën të duhet një Ferrari. Sfidova veten me vetëdije dhe kuptova që isha gabim”, -tha Kristi.
Pas një jave dinamike në “Talk Love Story”, protagonistët janë përballur me momentet më pikante të këtij emisioni dhe janë sqaruar më tej me njëri-tjetrin.
Ajo që ka bërë përshtypje është se Kristi ka thënë se është shumë pak i interesuar për Orin dhe për Xhenin, me të cilat ka pasur një diskutim në studio.
Vëmendjen e debatit e mori fakti që sipas Orit, Kristi preferon gocat me forma ndaj dhe nuk e ka zgjedhur atë.
Kristi: Që të dyja ishin tërheqje tepër bosh, shumë sipërfaqësore dhe nuk do të them më shumë dhe më frustuan pak të dyja. Bosh do të thotë pa asnjë emocion, me gjeste koti dhe nuk më pëlqeu fare.
Ori: Mos është problemi tek format e trupit sepse e kemi parë dhe në Instagram se pëlqen shumë gocat me forma. E ke shfaqur shumë qartë më story-t në Instagram.
Kristi: Gocat me forma më kanë qejf mua, më zgjedhin mua ato. Nuk i zgjedh unë ato.
Ori: Nuk e ka treguar vajza me forma se të ka qejf ty, e ke treguar ti në Instagram.
Roberti: Ajo që konstatoj unë është se ky brezi është i influencuar nga steriotipi që transmetohet nga modelet në televizion, femra joshëse, kemi krijuar këtë modele femëror. Joshja për një mashkull të vërtetë është te mençuria dhe besoj se Kristi është ky tip mashkulli. Vajzave këshillë u jap që të fokusohen tek personaliteti i djemve, mos të kenë vëmendjen tek paraqitja.
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…
Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…