Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka rrëfyer pa dorashka për jetën e saj në “E diell”.
Ajo ka treguar se është dashuruar me burrë të martuar pa e ditur që ai kishte një partnere tjetër, ndërsa këtë e kishte zbuluar pas disa kërkimeve në Google.
“Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar. Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova. Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”. Aty zbulova që ishte i martuar. Isha shumë e zhgënjyer. Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty. Tani as nuk më intereson”, tregoi Antonela.
Kujtojmë se Antonela kishte një “feeling” për Mevlanin gjatë “Për’puthen”, por këto ndjenja janë zbehur.
“E kam treguar që kam pas pëlqim për të, nuk e kam më, sepse jam shumë e zhgënjyer nga ai me thënë të drejtën. Nga emisioni “Jashtë Loje”, që ishim bashkë në makinë ai dha disa deklarata të tjera për personazhin tjetër që ishte në emision (Ledjanën). Nuk e kam ndjek me vëmendje, por më çuan disa gjëra. Nuk jam më goma rezervë për askënd. Thjesht e kam prish edhe atë miqësi që ishte, sepse nuk ja vlen, miqtë e mi i numëroj me gishta dhe besoj se ai nuk e meriton të jetë në miqësisë time.”- ka rrëfyer Antonela.
Pas përdhosjes së flamurit kombëtar disa ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt…
Vendi ynë është përfshirë nga zjarret prej më shumë se një muaj, ndërsa dy ditët e fundit shumë vatra janë…
Aktorja e suksesshme Cemre Baysel ka qenë në qendër të vëmendjes jo për jetën e saj personale, por për problemet…
Një person në gjendje të rëndë shëndetësore është gjetur rreth orës 15:30 nga policia poshtë urës së Maliqit. Mësohet se…
Qeveria e Australisë ka miratuar një ligj të ri që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të përdorin YouTube. Nga viti…
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Cakran-Gorishovë në Fier.…