Ibro Deli, është eliminuari i radhës nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4”, pas rezultatit të televotimit të shpallur në spektaklin e së premtes.
Ai nuk arriti t’i mbijetojë votimit të publikut, ku në nominim ishin gjithashtu Alba, Sasa, Labinot Rexha dhe Shkurta Haxhiu.
None found
Pas hapjes së zarfeve, u bë e ditur se ishte pikërisht Ibro ai që duhej të përfundonte rrugëtimin e tij në këtë edicion të spektaklit.
Ibro e mbylli aventurën e tij në BBVK4 pas një periudhe relativisht të shkurtër qëndrimi, gjatë së cilës u dallua për një sjellje të qetë dhe të rezervuar, duke shmangur konfliktet dhe debatet e ashpra që shpesh karakterizojnë jetën në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Eliminimi i tij shënon një tjetër kthesë në lojë, ndërsa gara mes banorëve të mbetur bëhet gjithnjë e më e fortë, me publiku që vazhdon të ketë rolin vendimtar në fatin e secilit prej tyre.
Mbremjen e kaluar u shtua edhe nje banore tjeter, Jasmina Kadriu, e njohur si ish konkurente ne emisionin “Perputhen”
Që në hyrje ajo zbuloi se banorja më pak e preferuar e saj ishte Alba, c`ka lë të dyshohet se mes tyre do të ketë përplasje të forta gjatë qëndrimit në shtëpi.
NATO tha sot se është e gatshme të adresojë çdo kërcënim në përgjigje të raporteve se Irani po konsideron të…
Dashi Edhe pse do të mundoheni të ndërveproni me disa persona njëkohësisht për të harruar një ngjarje të kohëve të…
Harry Maguire ka deklaruar se në kampin e Manchester Unitedit ekziston besimi se skuadra mund të luftojë për titullin e…
NATO tha sot se është e gatshme të adresojë çdo kërcënim në përgjigje të raporteve se Irani po konsideron të…
Emiratet e Bashkuara Arabe, një partner kryesor tregtar i Iranit, po pezullon të gjitha transaksionet tregtare dhe financiare me Republikën…
Ish-kampioni britanik i sprintit dhe fituesi i medaljes së artë në Lojërat e Komonuelthit, Leon Baptiste, ndodhet në burg në…