Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria.
Në një intervistë për “Opinion”, ajo tregon se fillimisht udhëtoi drejt Italisë, me një pasaportë të blerë.
“Nëna ime më tha, do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këto refugjatët. Qante gjithmonë, aman tha se ti je shumë e njohur. Me mikeshën time shkova në ambasadë. Ai ambasadori italian më kishte parë gjithmonë në këto mbrëmjet që bënte partia për Krishtlindje dhe më mbante mend. I thashë të lutem…Po ti je Parashqevia, tha! Mos ki merak tha, se do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room, se isha edhe e varfër.
S’kisha asnjë lekë! Dhuratë e kisha, më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga New York-u, dhe ata donin që të argëtoheshin, të hapnin muzikë në New York. Ishin nga Dibra e Maqedonisë, burrë e grua. Erdhën dhe më blenë një pasaportë. Ishte pasapotë e blerë, kalabreze. Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane”, rrëfeu Simaku.
Në 9 mars 1992, mbërriti në New York të Shteteve të Bashkuara.
“U shokova kur erdha. Gjëja e parë thoja është pse është qielli kaq i lartë, në Shqipëri ato retë i kemi si kapele. Më dukej sikur kisha shkuar në një botë tjetër. Shqiptarët këtu më donin shumë.”
Thekson se në atë fitonte shumë me muzikën.
“Për ne ishte përrallë!”
Ditën e sotme, SPAK ka nisur një aksion në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat te AKSHI. Mësohet se…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa arresti për drejtoreshën e…
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka bllokuar aktivitetin e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, duke çuar në pezullimin e operacioneve të…
Aktorja e serialeve “McLeod’s Daughters” dhe “Home and Away”, Rachael Carpani, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, njoftoi familja e…
Dy shkodranë fituan “Topin e Artë” në mbrëmjen Gala “Topi i Artë” që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Bëhet…
Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme, SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj,…