showbiz

Iu publikua video intime, Xhuli rrëfen mes lotësh historinë: Doja të fundosesha prej kësaj bote (VIDEO)

Juliana Nura ka folur mbrëmjen e djeshme për “Big Brother VIP Kosova” edhe një herë për videon e saj intime që u publikua video më parë.

“Akoma më dhemb sepse nuk është vetëm tregimi im por edhe për qindra gra tjera që ballafaqohen me të njëjtën situatë sikurse unë”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Të lidhura

None found

Më tej, ish-missi ka bërë me dije se dikush i ka hakëruar kompjuterin ish-it të saj asokohe.

“Unë kam qenë duke folur me një djalë, isha një nga më të përfolurat në atë kohë. Për mua ishte lidhje, për atë nuk e di si ka qenë. Njeriu aventurist kur është. Dhe hin dikush dhe i ka hakuar bisedat tona dhe kompjuterin dhe hyn na incizon neve dhe ne dy njerëz të rritur çfarë bëjnë dhe pas disa ditëve nuk e ki di si e ka incizuar atë. Mua më vjen pas disa ditëve një e-mail kliko linkun dhe dua kaq pare. Kur kjo ndodhi ato para që kisha punuar gjithë ato vite ia dhashë dikujt me maskë”, theksoi ajo

“Momenti ka qenë super i vështirë kur e kam kuptuar që ai link-u është videoja ime. Ato momente kam menduar që ato momente ishte më mirë që të fundosesha prej kësaj bote sepse për mua vlera shqiptare, vlera e familjes. Vlera e fisit im, puna sakrifica që e kam bërë deri në atë moment ka qenë shumë e madhe. Çdo mund i yti fshihet me një gjë kaq të vogël, kaq të vogël ku një vajzë zhvishet për të dashurin e vet që është shumë normale, por nuk është normale për me ta humbur të drejtën me të shantazhuar”, vijoi më tej Juliana.

“Opsioni i parë që a ia vlen me jetu që t’i lë ëndrrat e mia mbrapa por e dija që do t’i shkaktoja prindërve një hall më të madh, ose gjëja e dytë që të vazhdoj përpara. Sa herë që flas qaj sepse ma kujton dhimbjen, mbi të gjitha dhimbja nuk është asgjë nëse e mbaj vetëm për vete”.

të fundit

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

3 minutes ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

25 minutes ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

36 minutes ago

Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste…

40 minutes ago

“Ma dha truri”, kush është i dënuari me 25 vite që sulmoi policin në burgun e Burrelit, i shkakton 6 qepje në kokë: “Kurthi” me hapjen e derës

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…

2 hours ago

Plas keq në Kuvend/ Berisha- Gonxhes: U fute në lice duke pikturuar makinën e diktatorit. Ministri: Plak matuf mos na hapni barkun, kam vizatuar që 3-vjeç

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…

2 hours ago