Një vajzë e fortë, e bukur, e suksesshme dhe tashmë plot 10 vite një grua dhe mama shembullore për bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.
Nëse do përmendim Aurela Gaçen mendimet e para që na vijnë janë këngët dhe zëri i saj, që kur i dëgjon pas shumë vitesh përjeton të njëjtën ndjesi sikur të dëgjohej për herë të parë. Por në fakt jo vetëm këngëtare, ajo është një zë i fuqishëm edhe për të drejtat e grave që gjithmonë i ‘bërtet’ sa herë t’i jepet mundësia.
Sot në shtëpinë e saj dhe të Skerdit ka festë, kjo ditë shënon 10 vite që nga momenti kur dashuria e tyre u kurorëzua në martesë. Ndaj disa fjalë të ëmbla për bashkëshortin ajo i ka ndarë edhe me ndjekësit në instagramin e saj.
“Deri sa të kem frymë, me ty !
( nuk i shpreh dot këtu ato çfare mban zemra) por e falënderoj Zotin përdite që kryqëzoi rrugët tona.
Më bëre të besoj në një ndjesi që se dija se ekzistonte!
Shpirt i shpirtit tim !”, shkruan këngëtarja.
Por nga Aurela nuk mund të mungonte edhe një postim “karagjoz”.
“Mbasi shfletuam albumin, vajza e vogël pyeti
– Po unë ku isha? Në shtëpi? ???
S’ka faj, duhet një dasëm.e dyte?
Isha një nuse e pabindur Geraldine ? ku bashkoheshin ideja e nuses klasike të perzjerê me pak “alla soj Aurele”, shkruhet në postimin vijues të Aurelës.
Prokuroria e Përgjithshme, ka përfunduar procesin e verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila…
Ditën e sotme, ish- kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Roshi është tashmë zyrtarisht i…
Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e së martës, më 20 janar, në rajonin…
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, vazhdon të lidhet ngushtë në Turqi me një transferim te Beshiktashi. Asllani tregohet si…
Rreth orës 01:00 të natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Krujë–Mamurras, ku një konflikt mes dy…
Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së…