Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektiv në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashurisë, vetëm disa ditë pasi ish-partneri i saj u pa në një udhëtim me këngëtaren Katy Perry.
Në një postim në Instagram, prezantuesja televizive ka shkruar mbi dashurinë duke thënë se ajo nuk ka të bëjë me posedimin por me praninë.
“Ndonjëherë harrojmë se asgjë që duam nuk është e menduar të mbahet. Dashuria nuk ka të bëjë me posedimin, por me praninë. Kur lirojmë atë që nuk mund ta mbajmë, krijojmë hapësirë për të vërtetën e lidhjes, intimitetin dhe kujtesën”, shkroi Sophie.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e përballimit të përkohshmërisë dhe të qëndruarit me zemër të hapur përballë humbjeve, duke reflektuar mbi vdekjen e babait të saj vitin e kaluar dhe emocionet që kjo solli. Mesazhi i saj u mirëprit nga ndjekësit, disa duke thënë se postimi i kishte prekur zemrën dhe i kishte dhënë ngushëllim.
Sophie u nda nga Justin Trudeau në gusht 2023 pas 18 vitesh martesë ku kishin edhe tre fëmijë bashkë.
Gjatë fundjavës së kaluar, Justin, 53 vjeç, u pa duke u puthur dhe përqafuar me Katy Perry në jahtin e saj pranë brigjeve të Santa Barbara-s, Kaliforni. Ky është një vazhdim i spekulimeve për një romancë të mundshme mes tyre, pasi ata ishin parë për herë të parë së bashku në korrik gjatë një darke intime në Montreal.
Katy, e cila ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom, u nda nga Orlando Bloom më herët këtë vit dhe ishte më parë e martuar me komedianin Russell Brand nga 2010 deri në 2012.
Një gjeneratë e re e nacionalistëve serbë po përgatitet për një luftë në Bosnjë, zbulon mediumi britanik “The Telegraph”. Qindra…
Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka konfirmuar zyrtarisht 35 vendet që do të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Këngës…
Policia me plan masash për protestën e opozitës sot para Kryeministrisë. Opozita do të mbajë ‘Foltoren’ e radhës në orën…
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë brenda një shkolle në zonën e Kypselit në Athinë, ku një…
Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka marrë një kthesë të tensionuar mes dy banoreve, Alba dhe Bia.…
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Leonardo Gashi, ka thyer heshtjen për herë të parë rreth ndarjes nga partnerja…