showbiz

Ish-konkurrentja e “BB”: Heidi është e mirë dhe e bukur por nuk e shoh fare me Romeon

Në emisionin “Live from Tirana” sot ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrentja e “BB”, Genta Gjalpi. Mbrëmjen e djeshme spektakli nisi me përplasjen mes Meritonit dhe Ledjonës që u duk sikur Meritoni po përdorte emrin e vajzës së saj.

Një pjesë nga intervista:

Ndërkaq, si e sheh Genta marrëdhënien e krijuar mes Ilnisës dhe Meritonit?

Ilnisa më është dukur më e përfshirë. Tek Meritoni nuk shoh asgjë. Meritoni e ka qejf Ilnisën sa kam qejf unë brokolin.(qesh)

Raporti Sara-Bardhi dhe hyrja e motrës së këngëtarit, si e komenton Genta?

Bardhi i qetë është edhe jashtë, dëgjon shumë dhe flet pak. Lidhja me Sarën më duket si tërhiq e mos e këput. Më pëlqeu qëndrimi i motrës së tij, nuk e uli figurën e Sarës, nuk donte ta takonte për arsyet që i tha qartë por i tha Bardhit ndiq zemrën dhe intuitën tënde.

Eliminimi i Gracianos, si i është dukur Gentës loja e ish-banorit?

Do të doja ta kishte marrë pak më shtruar, do të ishte aty brenda nëse do e kishte marrë.

Unë e dija që Romeo do lidhej më dikë që pa nisur Big Brother. Ai nuk rri dot vetëm për një kohë aq të gjatë, nuk më duhet e habitshme. Nuk më duket lidhje që do zgjas shumë. Mendoj se do një femër më të fuqishme nga ana e showbizit, Heidi nuk njihet fare. Ndoshta dhe ka ndryshuar por nuk e mendoj, vesi vdes me shpirtin.(qesh) Heidi është e mirë dhe e bukur por nuk e shoh fare me Romeon. Nuk e vë në dyshim që kanë kimi dhe pëlqehen.

Më pranë finales cilët banorë sheh Genta?

Ledjona, Ilnisa, Romeo, vajzat nga Kosova më pëlqejnë shumë si dhe Roza.

të fundit

Jo vetëm Botërori, Kombëtarja kuqezi pret edhe dy yje

Shqipërinë e presin sfida të mëdha në vitin 2026, ku fillimisht do të jetë “Play Off” për një vend në…

8 minutes ago

Robert Aliaj rrëfen fëmijërinë dhe natyrën rebele: Haja dajak pafund

Artisti i njohur Robert Aliaj ka ndarë momente interesante dhe të pathëna nga fëmijëria dhe shkollimi i tij gjatë një…

16 minutes ago

Apeli i Tiranës heq sekuestron nga pronat e dy biznesmenëve Elman Abule dhe Kristian Boçi, kërkesa e prokurorisë kthehet për rigjykim

Gjykata e Apelit të Tiranës ka hequr sekuestron mbi pronat e dy biznesmenëve Elman Abule, Kristian Boçi dhe bashkëshortes së…

20 minutes ago

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lushnjë-Fier/ Përplasen 3 automjete, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ka ndodhur pasditen e sotme. Policia e qarkullimit në…

25 minutes ago

U ekstradua nga Britania e Madhe, gjykata e Elbasanit i jep pafajësinë Donald Hoxhës

Gjykata e Elbasanit, rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për shpalljen fajtor dhe burgosjen e një prej autorëve të dyshuar të vrasjes…

1 hour ago

Stenaldo i ngre zërin Brikenës: Për ty do të jetë hera e fundit që merr përsipër gjërat e mia, s’më plas për asnjërin

Një situatë e tensionuar u regjistrua së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Stenaldo shpërtheu ndaj Brikenës…

1 hour ago