showbiz

Ish-bashkëshorti ka marrë kujdestarinë e fëmijëve të Arjolës gjatë qëndrimit në BB VIP? Juristja zbulon të vërtetën

Që nga data 5 tetor i vitit 2021, Arjola Demiri është bërë pjesë e reality show-t, “Big Brother VIP”. Për atë ka qenë e vështirë pranimi i ftesës që të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi i duhej që të linte vetëm 3 fëmijët e saj.

Gjatë këtij rrugëtimi brenda BB VIP, jeta private e aktores së njohur ka qenë mjaft e komentuar. Ka qenë vetë ajo që ka treguar shumë detaje, që nga njohja e deri te ndarja me ish-bashkëshortin e saj.

Të lidhura

None found

Por prej disa ditësh, nëpër portale kanë qarkulluar lajme se ajo e ka humbur kujdestarinë mbi tre fëmijët e saj për shkak se ka qëndruar katër muaj brenda shtëpisë së “Big Brother”. Thuhej se ish-partneri i saj, Ajax Boshnjaku, e ka shfrytëzuar këtë mungesë të saj për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve.

Megjithatë këto mbesin vetëm lajme të pakonfirmuara për shkak se akoma nuk kemi pasur një reagim nga motra e saj, apo dikush i afërt që të sqarojë ngjarjen. Por së fundmi, shoqja e Arjolës, Eva Vatoci, e cila me profesion është juriste dhe punon në Gjykatën e Tropojës, ka dhënë një intervistë për “lajmi.net”.

Vatoci ka dhënë disa detaje për të sqaruar të vërtetën për lajmet që po qarkullojnë në rrjet. Sipas saj, rasti është pjesë e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe deri në momentin që po flasim, nuk është zhvilluar asnjë seancë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Arjola Demirit.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, sepse, Gjykata e Apelit Tiranë, ka të regjistruar çështjen për “Caktimin e Kujdestarisë Prindërore” për Arjola Demirin dhe palën tjetër, por nuk ka zhvilluar akoma seancë gjyqësore”, u shpreh Vatoci.

Ka humbur kujdestarinë e fëmijëve gjatë qëndrimit

Ndër të tjera, Eva tregoi se fëmijët e Arjolës janë shumë mirë nën kujdesin e familjarëve të aktores së njohur dhe nuk kanë asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve qe po kujdesen për ta.

“Lajmi që është publikuar në disa portale është totalisht i pavërtetë, pasi fëmijët e Arjolës janë lënë në kujdestari të plotë të familjes së saj dhe të tre fëmijët e saj nuk kanë shprehur asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve ku ata po qëndrojnë, por përkundrazi po rriten me shumë dashuri dhe përkujdesje të veçantë”, shprehet juristja Vatoci.

Në anën tjetër largimi i Arjolës nga fëmijët prej katër muajsh është komentuar nëpër portale si pretekst që ish-bashkëshorti e ka shfrytëzuar për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve, gjë që sipas juristes Vatoci kjo gjë ndodh vetëm nëse fëmijët dëshirojnë të zgjedhin me cilin prind të rrinë, me konsultimin e psikologut dhe vendimin e gjykatës.

“Qëndrimi, apo largësia e Arjolës nga fëmijët për përgjatë këtyre 4 muajve në BBV, është dëshmia më e gjallë e një nëne që bën sakrificë dhe pikërisht për këtë fakt Arjola e ka nisur këtë rrugëtim, që është pranuar dhe mbështetur nga fëmijët e saj.

Fëmijët siç e përmenda edhe më lartë, janë nën kujdesin e veçantë të familjarëve dhe askush nuk mund t’i heq fëmijës të drejtën për të qëndruar me gjyshërit dhe tezen e tyre. Fëmijët janë në moshë madhore për të shprehur dëshirën e qëndrimit tek njëri apo tjetri prind para psikologut dhe gjykatës”, përfundoi Vatoci.

të fundit

Nga akademia e Ajaxit me Timberët, Gravenberchin e Brobbeyn te karriera si artist afrobeats

Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej…

3 hours ago

Bajram Shala zbulon tentativat e Shqipërisë për Dion Gallapenin dhe Franco Fodën

Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se Federata Shqiptare provoi ta merrte mbrojtësin Dion Gallapeni…

3 hours ago

We are not cardboard cutouts,” Spiropali calls for more powers for municipalities and reform of the system

Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…

3 hours ago

18-year-old Swede arrested over suspected killing of plastic surgeon Alexander Aslani at his clinic in Marbella

Një 18-vjeçar suedez është arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se është autor i vrasjes së kirurgut plastik Alexander Aslani, 57…

3 hours ago

Parashikimi i horoskopit 9 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor…

4 hours ago

Eli Fara në emisionin e Luizit pas bujës me videot intime, shpërthejnë kritikat për këngëtarin! Shkodrani sqaron gjithçka: E kam quajtur kështu për këtë arsye

Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si…

4 hours ago