showbiz

Ish-banori i BBV shpërthen ndaj Ledionit dhe e krahason me një hijenë por pse?

Reperi G-Bani ka shpërthyer sërish në një sërë postimesh të ashpra në llogarinë e tij në Instagram, duke sulmuar hapur produksionin e “Big Brother VIP”, moderatorin Ledion Liço dhe disa nga banorët e shtëpisë, veçanërisht Brikenën.

Përmes disa “InstaStory”, ai ka ndarë mendimet e tij pa asnjë filtër.

Të lidhura

None found

Në njërin prej postimeve, ai ka ironizuar drejtpërdrejt moderatorin duke e quajtur “Ledion i vogël sa ni gogël”, teksa ka akuzuar formatin se promovon antivlera, drejtësi selektive dhe nepotizëm.

Sipas reperit, dinamikat e këtij edicioni bazohen vetëm te lidhjet (ose siç shkruan ai, “dinamika e ka emrin krevat”).

Ai shënjestron Ledionin dhe opinionistin Arbër Hajdari, duke pretenduar se ata po e ndihmojnë Selinën të dalë “e larë e shpëlarë” nga situata me Mirin, ndërkohë që këtë të fundit e sulmojnë sapo tenton të flasë.

Për ta përforcuar këtë sulm ndaj moderatorit, G-Bani ka postuar edhe një fotomontazh ku e krahason të qeshurën e Ledionit me atë të një hiene të rrethuar nga mizat.

Në një tjetër “Story”, ai nuk është përmbajtur aspak ndaj Brikenës, duke u rikthyer te debati i higjienës në shtëpi. Ai i ka dalë në mbrojtje Juelës duke thënë se e njeh personalisht dhe ka “higjienë nota 10”.

Më pas, ka lëshuar një sërë ofendimesh të rënda drejt Brikenës, duke shkruar: “Erë të vjen ty, Brikenë. Të vjen erë finaliste produksioni. Të vjen erë, në marrëdhënie brenda BB për lekë dhe famë. Të vjen erë, çarçafë të palarë… Erë silikon, erë injorancë… mesjetë në emancipim femre dhe Instagram Dubai në të veshur.”

Për ta mbyllur këtë reagim të ashpër, G-Bani ka përdorur një referencë nga Dostojevski për të goditur standardet aktuale të televizionit dhe glorifikimin e personazheve bazuar vetëm te rrjetet sociale.

Ai ka shkruar se “forma më e lartë e skllavërisë” është të ngresh në piedestal një prezantuese 23-vjeçare, duke e bërë më të famshme se një këngëtar me 30 vite karrierë apo një opinioniste ish-politikane me 3 dekada karrierë, thjesht sepse e para ka më shumë ndjekës në Instagram.

Tags: gbaniledioni

të fundit

“Është vajzë me karakter”/ Babai i Mateos flet hapur për Brikenën

Romancat që lindin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes, jo vetëm për publikun,…

8 minutes ago

Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë/kg / Fermerët: Na vjen turp, por kostot janë rritur

Shqiptarët në këtë sezon po e konsumojnë shumë pak domaten, e kësaj here jo prej ngarkesës me pesticide apo prej…

52 minutes ago

Ukraina godet me drona rafineritë ruse të naftës

Dronët ukrainas kanë goditur rafinerinë ruse të naftës NORSI, e cila ndodhet në rajonin Nizhny Novgorod të Rusisë qendrore. Komandanti…

56 minutes ago

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të djalit

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë artisti…

2 hours ago

Përshkallëzohet situata në Liban/ Raportohen shtatë sulme brenda dy orëve, humbin jetën katër persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Konflikti mes Libanit dhe Izraelit ka përshkallëzuar, duke regjistruar orët e fundit në Liban një rritje e konsiderueshme e sulmeve…

3 hours ago

U emërua pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit/ Ndahet nga jeta drejtori i burgut të Durrësit, Edmond Llabani

Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, Edmond Llabani, i cili u emërua pas arratisjes së Altin…

3 hours ago