Phil Pines, një ish-asistent i reperit Sean Combs, i njohur më mirë si Diddy, ka zbuluar detaje të reja shqetësuese rreth manjatit të muzikës.
Në një intervistë për Investigation Discovery, ai tha se Diddy e detyroi të bënte seks me një vajzë të panjohur.
“Më kujtohet se kam dëgjuar fjalët: Më trego besnikërinë tënde. Ai më kapi nga supet, më bëri një masazh të shpejtë, siç do t’i bënte një trajner një lojtari para se të hynte në lojë, dhe më dha një prezervativ, më shtyu drejt vajzës që ishte ulur në divan si mysafire”, përshkroi Pines, sipas Hollywood Reporter.
Sipas Pines, vajza pranoi të bënte seks dhe Pines e bëri këtë sepse, siç thotë ai, kishte frikë nga hakmarrja e Diddy-t.
“Ishte një cirk. Ai bënte çfarë të donte, dhe ne ishim të gjithë në dispozicionin e tij…Dua të them këtë në një kuptim manipulues”, theksoi ai.
Ai gjithashtu komentoi për festat famëkeqe të Diddy-t, të cilat i quajti “Netët e Mbretit të Egër”.
Edhe pse pretendon se nuk ishte i pranishëm në asnjë prej tyre, pranoi se kishte blerë gjëra si marihuanë, alkool, ketaminë, vaj për fëmijë dhe pajisje elektronike për Diddy.
Kujtojmë se së fundmi një nga ish-të dashurat e tij, modelja kanadeze Kat Pasion ka folur për Diddy.
Në dokumentarin “The Fall of Diddy”, ajo tha se ai e detyroi të bënte seks dhe se pas ndarjes e kërcënoi se “nuk donte të përfundonte si ish-i i tij, Cassie”.
Kat dhe Diddy filluan të takoheshin pasi reperi u nda nga Cassie Ventura dhe lidhja zgjati rreth një vit.
Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë…
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet nga gazetari Ylli Rakipi nëse do…
Në ndeshjen e fundit të javës së 35-të të Serisë A, Milani mposhti me përmbysje Genoan me rezultatin 2-1 dhe…
Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe…
Një deklaratë e drejtuesit politik të Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, duket se është rrëzuar nga dy demokratët, Gazmend…
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u pyet këtë mbrëmje në studion e emisionit "Top Story" në lidhje me foton…