showbiz

Ironizon Dolcen në Instagram story, menaxherët e rrjeteve sociale të Edit u përgjigjen pyetjeve të fansave

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai i Madh se Dolce nuk është larguar për arsye familjare, por ndodhet në shtëpinë e Grande Fratello si pjesë e një shkëmbimi. Por, ndërsa Edi u qetësua me faktin që ajo është “në mision”, produksioni i kurseu atij pjesën më të hidhur të së vërtetës.

Edi nuk e di se çfarë ka deklaruar Dolce gjatë hyrjes në shtëpinë simotër në Itali. Ajo e ka mohuar lidhjen apo pëlqimin me të, duke u shfaqur e distancuar – një fakt që nuk ka kaluar pa u vënë re nga personat që menaxhojnë llogarinë e Edit jashtë shtëpisë.

Të lidhura

None found

Reagimi i menaxhuesve të tij ka qenë i menjëhershëm dhe me thumba në Instagram, duke reflektuar zhgënjimin për sjelljen e Dolcës, të cilën Edi brenda ende nuk e di.

Në një pyetësor (Q&A) të zhvilluar sot në profilin cobrakuci, kur ndjekësit pyetën për një rikthim të mundshëm të Dolcës të premten, përgjigja ishte injoruese deri në ekstrem: “KUSH ËSHTË AJO?”.

Kjo përgjigje duket se vjen direkt si pasojë e mohimit që ajo bëri në Itali – për stafin e Edit, nëse ajo e mohon atë publikisht, ajo kthehet në një të panjohur.

Tensionet u dukën edhe në pyetjet e tjera. Kur fansat u kërkuan menaxhuesve të mos e shajnë Dolcën sepse “Edit nuk i vjen mirë”, përgjigja ishte: “Duhet me ditë me kuptu”.

Gjithashtu, akuzave se po ndërhyjnë në raportin e dyshes, ata iu përgjigjën shkurt: “Kush po ndërhyn?”, duke nënkuptuar se krisjen e ka shkaktuar vetë Dolce me fjalët e saj jashtë kufirit.

Mbetet për t’u parë reagimi i Edit kur të përballet me klipin ku “misionarja” mohon atë që kishin nisur.

Tags: dolceEdi

të fundit

Pezeshkian i dërgon mesazh Trump: Irani gati për marrëveshje, vendimi për përfundimin e luftës i takon SHBA-së

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar në një intervistë të gjatë për Fox News se është Shtetet e Bashkuara…

11 minutes ago

VIDEO/ Aktivistët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria të urren!

Kryeministri i vendit Edi Rama, është përballur me aktivistët edhe në SHBA, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme…

14 minutes ago

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80 lekë dhe do shitet me…

18 minutes ago

“O hajdut”/ Studentët kapin Bledi Çuçin në lokal! Revoltohet Dalina Fico i godet me shishe uji dhe pirunj të rinjtë: Unë jam gruaja, t’ju vij turp (VIDEO)

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka rënë “pre” e protestuesve në Tiranë gjatë mbrëmjes, teksa…

27 minutes ago

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të, pas konstituimit të Kuvendit.…

27 minutes ago

Papa Leo XIV mbërrin të premten në Francë, rreth 600 mijë besimtarë priten në meshën e Parisit

Papa Leo XIV nis të premten një vizitë katërditore në Francë, në udhëtimin e tij të parë në këtë vend…

31 minutes ago