showbiz

Irani arreston fituesen e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe më 2023 nga Irani, Narges Mohammadi është arrestuar së bashku me disa aktivistë të tjerë për të drejtat e njeriut. Ata u arrestuan gjatë një ceremonie përkujtimore në Mashhad, qytet në verilindje të Iranit.

Sipas Fondacionit Narges Mohammadi, arrestimi ndodhi më 11 dhjetor, gjatë një ceremonie për shënimin e ditës së shtatë të vdekjes së Khosrow Alikordi, një avokat i njohur dhe avokues për të drejtat e njeriut.

Një turmë e madhe mori pjesë në ceremoni, ku të pranishëm ishin edhe aktivistë të shquar, ish të burgosur politikë dhe familjarë që kërkonin drejtësi për viktimat e dhunës shtetërore.

Përmes një postimi në llogarinë e Mohammadit në X, u tha se ajo u “arrestua në mënyrë të dhunshme nga agjentët e sigurisë”. Bashkëshorti i saj, Taghi Rahmani, që jeton në Francë, konfirmoi se “Narges Mohammadi, Sepideh Gholian dhe disa të tjerë” u arrestuan gjatë këtij tubimi.

Video që qarkulluan në rrjetet sociale treguan një pjesëmarrje të madhe, me protestues që brohorisnin parulla kritike ndaj Republikës Islamike. Në një video që është shpërndarë shumë, Mohammadi dhe aktivistja tjetër Sepideh Gholian u panë duke qëndruar mbi një makinë, duke udhëhequr turmën me brohoritje sikurse “Rroftë Irani!”.

Pamjet e tjera treguan forcat e sigurisë duke u përplasur me pjesëmarrësit, me oficerët që sulmonin protestuesit ndërsa ata brohorisnin parulla kundër autoriteteve.

Zyrtarët në Mashhad më vonë konfirmuan se disa aktivistë civilë ishin arrestuar. Sipas zyrtarëve, ndalimi i Mohammadit ishte i përkohshëm dhe ishte urdhëruar nga zyra e prokurorit për shkak të asaj që ata e përshkruanin si “parulla që shkelin normat”. Sipas zyrtarëve, ata janë vendosur “nën mbrojtje” dhe se arrestimet u kryen “për sigurinë e tyre”.

Raportimet e mëhershme thanë se edhe disa figura të tjera të njohura, përfshirë Nasrin Sotoudeh, Aliyeh Motallebzadeh dhe Hasti Amiri, ishin të pranishme në këtë ceremoni.

Narges Mohammadi, 53 vjeçe, ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së fundit pas grilave. Ajo po vuante një dënim prej 13 vjetësh e nëntë muajsh burgim para se të lirohej për arsye shëndetësore në fillim të dhjetorit të vitit 2024.

Pas arrestimit të fundit, raportohet se ajo po merr trajtim mjekësor.

Që nga lirimi më 2024, Mohammadi kishte rifilluar aktivitetin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, duke u takuar me aktivistë në të gjithë Iranin dhe duke marrë pjesë në diskutime ndërkombëtare, përfshirë konferenca virtuale me zyrtarë të huaj./REL

të fundit

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, një kontratë martese prej 100 milionë dollarësh?

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet thuhet se kanë nënshkruar një kontratë martesore me vlerë marramendëse 100 milionë dollarë. Sipas një…

16 minutes ago

Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka uruar të gjithë shqiptarët për Pavarësinë e Kosovës përmes një postimi të…

33 minutes ago

Prokuroria e Tiranës thërret drejtuesen e Korporatës së Investimeve, ja për çfarë do të merret në pyetje Elira Kokona

Prokuroria e Tiranës, ka thirrur për të marrë në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona. Mësohet se thirrja…

56 minutes ago

Roberts: Prokurorisë i vjen vetë turp për argumentet kundër Selimit, paaftësia për të dalluar pretendimet dhe provat është shqetësuese

Avokati i Rexhep Selimit në Hagë, Geoffrey Roberts, sot në deklaratën përmbyllëse tha se paaftësia e Prokurorisë për të bërë…

1 hour ago

Kryeministri Rama niset drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, është nisur drejt Uashingtonit, në përgjigje të ftesës së Presidentit të SHBA-ve Donald J.Trump,…

1 hour ago

Ribashkim për “Shën Valentin”? Ish-çifti i BBVK shfaqet sërish bashkë

Pas një ndarjeje që u konsiderua përfundimtare, Leo dhe Lela duket se kanë habitur publikun me një zhvillim të papritur…

2 hours ago