showbiz

Incidenti me Gjestin, reagon ashpër familja e Gerta Gixharit

Një moment i pakëndshëm ndodhi gjatë dasmës simbolike të Loredanës dhe Jozit në shtëpinë e “BBVA4”, ku Gerta Gixhari i hodhi alkool Gjestit. Ky i fundit u lëndua dhe madje u detyrua të largohej përkohësisht nga shtëpia për trajtim të mëtejshëm.

Si pasojë, produksioni ndërhyri me një zarf të zi, duke pezulluar televotimin dhe duke njoftuar se vendimi përfundimtar do të bëhet i ditur në prime-n e së martës.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, familja e Gertës ka reaguar ashpër për situatën, duke e konsideruar të padrejtë sulmin ndaj saj. Në një postim në rrjete sociale, ata theksuan se Gesti ishte i pari që nisi lojën duke lagur me shampanjë Loredanën dhe Jozin, por askush nuk reagoi ndaj tij. Ata akuzojnë disa banorë për përfitim nga momenti dhe për vendosjen e Gertës në qendër të kritikave.

Reagimi i familjes së Gertës:

Përshëndetje të gjithëve!

Duke parë gjithë reagimet tuaja në rjetet sociale, gjithë gjuhën tuaj të urretjes ndaj Gertës për veprimin që lagu Gjestin me shampanjë & birrë. Dua t’ju bëj me dije që ishte ai që filloi duke lagur me shampanjë Loredanën dhe Jozin. Pse pikërisht këtu nuk reagoi asnjë? Pse pikërisht në veprimin e Gertës u ngrit në këmbë “Dinastia” e Rozanës duke përfituar nga ky moment dhe iu vërsulën menjëherë Gertës.

Pse nuk u ngrit kjo “dinasti” ta ndalojë Gjestin dhe të mbrojë Loredanën që u lag me shampanjë? Apo harrova, vëmendja tashmë është tek GERTA dhe duan të kapin “PRIME-n”, sepse me Loredanën nuk iu leverdis të mbrojnë, se nuk duan që të kthehen kundra Gjestit si kundërshtar. Pasi ndodhi e gjithë kjo situatë, Gerta është interesuar për shëndetin e Gjestit duke e pyetur.

Madje, edhe kur u rikthye në shtëpi Gjesti e pyeti sërish, por dinastia nuk e la që të flisnin, pasi ata duan ta vënë kundra Gertës dhe që të mos sqarohen së bashku. Tani një gjë nuk kuptoj unë nga komentuesit e rrjeteve sociale. Kur Gerta luan dhe qesh me Gjestin komentoni duke shprehur dashuri dhe pozitivitet. Ndërsa kur Gerta bën debat apo konflikt me Gjestin e sulmoni menjëherë Gertën duke hedhur poshtë gjithë komentet që keni bërë në fillim. E fundit, të gjithëve besoj ju ka ndodhur t’ju lagin me shampanjë ose birrë nëpër festa familjare.

Madje ndodh shpesh kudo kur dikush fiton një ndeshje, një garë apo në një kampionat futbolli, të gjithë lagen me shampanjë dhe asgjë nuk u ndodh. Dhe për ta mbyllur: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq, por gjithçka u nis me shaka si një lojë!

Familja e Gertës u justifikua me idenë se diçka e tillë ndodh nëpër dasma apo raste të veçanta. POR Gerta gjatë përballjes me Gjestin, pak para incidentit i tha atij: se lagia me shampanjë është diçka e pahijshme ndaj ajo i kërkoi banorit pak seriozitet.

Tags: gertagjesti

të fundit

Raiffeisen Bank in Tirana robbed; suspect arrested a week later (NAME)

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…

7 minutes ago

Tragedy in Crete: 20 migrants dead, two missing and 133 rescued

Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…

8 minutes ago

The US and Iran seek an agreement through discreet contacts amid high tensions

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë kontakte diplomatike në mënyrë diskrete, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të…

8 minutes ago

Endrit Nika’s retrial for the murder of an Argentine woman expected to continue

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara…

8 minutes ago

Grabiti Raiffeisen Bank në Tiranë, arrestohet pas një jave autori (EMRI)

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…

10 minutes ago

Tragjedi në Kretë: 20 emigrantë të vdekur, dy të zhdukur dhe 133 të shpëtuar

Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…

26 minutes ago