showbiz

Ilnisa tregon si e ka përjetuar situatën me hallvën e vdekjes: U trondita…

Situata në Big Brother VIP ka qenë e tensionuar dhe një nga përplasjet më të komentuara ka ndodhur mes Erjolës dhe Ilnisës. Erjola ka përgatitur një hallvë, e quajtur simbolikisht “hallva e vdekjes”, duke shkaktuar komente dhe batuta nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Konflikti mes tyre filloi kur Ilnisa e pyeti Erjolën në lidhje me një mundshëm flirtim me Meritonin. Ilnisa ka shprehur dyshime lidhur me ndërveprimin e tyre dhe ka sjellë në bisedë se pse ai nuk u përjashtoi menjëherë faktin se Erjola ka flirtuar me të?

“Ne jemi shokë dhe kjo dihet. Por kur Erjola doli nga vetja, unë u stepa dhe nuk thashë asnjë përgjigje. Ajo nuk ka flirtuar. Unë kam pasur një raport me një shoqe të Erjolës… Pabesia që bëre, mesazhin e hakmarrjes që përcolle, është shumë e turpshme”, tha Erjola.

Erjola: “Është figurative, se si do ta marrësh dhe ta përdorësh e di ti…”

Ilnisa: “Si mund ta transformosh? Një lojë nga më të shëmtuarat këtu në shtëpi. Unë kam humbur xhaxhain para një muaji, kur e pashë atë tenxhere m’u mbushën sytë me lot. Pllakosi një heshtje, e përjetova në një mënyrë shumë të keqe. U trondita. Nuk mundte një njeri të anashkalojë këtë simbolikë që është një hallvë. Juli më ka befasuar. Ishte gati e barbartë loja e shpifur e Ledjonës dhe Juli me Erjolën. Nuk më tha asgjë, për hir të një raportit që kam pasur me të, një vlerësimi që nuk ia kursyer Julit…”

Romeo: “Situata ka qenë shumë e rëndë këto dy ditë me këto ngjarje. Një lojë sado e bukur të jetë nuk mund të finalizohet bukur me një hallvë. Është e rëndë. Kur vë të tjerët të hanë hallvën e dikujt, i vë në lojë të tjerët të të hanë hallvën ty, kjo është të vësh duart në kokë. Këtu për hir të lojës arrijnë të shkojnë edhe në këto nivele, shqetësojnë familjarët… Plani ishte i Ledjonës dhe Julit.”

Erjola: “Plani ishte i imi…”

Romeo: “Erjola është përdorur nga Juli. Ka çuar veten në limitet më të shëmtuara.”

Juli: “Erjola është përgjegjëse, unë e kam kundërshtuar. Unë e mora vesh që vajzat po bënin një plan tjetër që nuk kishte lidhje me hallvën, iu bashkova dhe i thashë që nuk dua Erjola të keqkuptohet nga publiku si kundër meje sepse është në nominim. Unë e dënoj lojën 100%.”

Si u shprehën opinionistët lidhur me këtë situatë?

Arbri: Më ka lënë një shije të hidhur. Nuk më ka shkuar në mendjen që një lojtar do shkonte në këto nivele duke bërë këtë intrigën e shëmtuar të hallvës. Nuk e di pse lojtarët kurrë nuk tërhiqen, nuk bëjnë kurrë pas. Për mua nuk fitoi asgjë, as në apsektin e lojës.

Ori: Nuk e kuptoj si Erjola ka kaluar një vijë kaq të kuqe. Por brenda lojës, skema, mënyra se si e organizoi, e bëri planin, sigurisht që mua më duket me fantazi dhe më pëlqne të shoh fantazi, por jo ligësi.

të fundit

Humb jetën edhe elektricisti pas kontaktit me rrymën në Vaun e Dejës, rëndohet bilanci i ngjarjes

Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karmë të Vaut të Dejës,…

4 minutes ago

Këshilli i Komunës së Dibrës pritet të votojë të hënën për fabrikën e re të Knauf

InfoShqip mëson nga burime brenda Komunës së Dibrës, të cilat kanë kërkuar të mbeten anonime, se të hënën në Këshillin…

17 minutes ago

Forcat serbe synuan të krijonin një realitet të ri” – 218 xhami u dëmtuan ose shkatërruan gjatë luftës

“Janë djegur, janë shkatërruar, janë demoluar, janë granatuar”. Të njejtin fat e pati edhe xhamia pranë Urës së Ibrit në…

25 minutes ago

Gjashtë të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në Markatomaj të Lezhës

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës. Si pasojë…

26 minutes ago

Stiven Bibo vendosi fitoren e Laçit ndaj Partizanit: Do të jap maksimumin në çdo ndeshje, trajneri na jep liri

Stiven BiboLaçi fitoi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme të javës së dytë në “Abissnet Superiore” [...]Read More...

30 minutes ago

Tensions Return to the Aegean / Turkey Challenges Greek Plan and Calls Sovereignty Over Several Islands into Question

Një debat i ri është hapur mes Greqisë dhe Turqisë për çështjet e Egjeut, këtë herë me shkak një plan…

32 minutes ago