Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, nuk kanë fund. Një përballje të ashpër kanë patur sot Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli, ku kjo e fundit e ka prekur aktoren e njohur në pikën e saj të dobët.
“Nuk ta ka dhënë Zoti mundësinë që të kesh fëmijë”, iu drejtua moderatorja banores, e cila tha se sapo të dalë nga “BBv” do ta bëjë një fëmijë.
“Ta uroj të pastrosh edhe imazhin se e ke siç e ke”,– i tha Ilnisa, ndërsa Egla ia ktheu duke thënë: “Mos u merr me imazhin tim. Secili me imazhin e vet”.
Pjesë nga debati:
Ilnisa: “Se kupton rëndësinë e cicës ti se nuk të ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë”.
Egla: “O Zot nuk më besohet, gjuha e trupit është gjithçka”.
Ilnisa: “Nuk ta ka dhënë Zoti mundësinë që të kesh fëmijë”.
Egla: “Çfarë të them”!
Ilnisa: “Sa e bukur është ti japësh jetë dikujt”.
Egla: “Mund të kem kur të dal. S’më ka ardhur akoma qejfi për të pasur”.
Ilnisa: “Vërtetë“?
Egla: “Po”.
Ilnisa: “Unë të uroj shumë, edhe mesazhet e Julias uroj që të të ndihmojnë”.
Egla: “Faleminderit”.
Ilnisa: “Ta uroj të pastrosh edhe imazhin se e ke siç e ke”.
Egla: “Mos u merr me imazhin tim. Secili me imazhin e vet”.
Ilnisa: “E kam shumë të pastër une”.
Egla: “Merru me imazhin tënd”.
Ilnisa: “Uroj që të kesh fëmijë dhe të pastrosh imazhin”.
Egla: “Po pata qejf do e bëj”.
Ilnisa: “Do na bësh edhe një fëmijë që ti flasësh për c*ën”.
Egla: “Për ci*ën po i flas atij tani”.
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…