E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë Ilnisa Agolli. Ajo ka dhënë mendimi e saj dhe ka treguar më shumë për rrugëtimin e mikut të saj, Laert Vasili, i cili ‘Prime’-in e së martës u shpall finalisti i dytë i edicionit të katërt të Big Brother VIP.
E shikon Ilnisa si fitues Laertin?
Nuk mund të flas përpara kohe apo të hipotetizoj të gjithë këtë ndjenjën që kam për ta dashur si fitues. Mendoj që ai e meriton të jetë një fitues, për shkak të durimit që ka pasur gjatë gjithë këtyre ditëve për shkak edhe të mënyrës se si ka shprehur gjithçka në formën e tij. Jam për Laertin dhe e dija që ky djalë do ta shfaqte më të mirën e tij me shumë dinjitet.
Si i sheh Ilnisa raportet që Laerti ka me njerëzit e tjerë brenda në shtëpinë e BBV?
Më pëlqeu ballafaqimi i tij me Gjestin, megjithëse situata ishte pak kaotike jashtë me përkthimet e çuditshme karshi fesë, por ata më kanë pëkqyer shumë të dy, secili në mënyrën e tij. Falja e Laertit ishte karshi një keqkuptimi më shumë sesa një falje ku ai tregonte një përulje karshi një termi që është shumë i bukur që është “Allahu ekber” por veprimi i shëmtuar i Gjestit e detyroi që në një formë apo në një tjetër të keqkuptohej e gjithë situata. Ndodhi ajo që ndodhi.
Një ndër gjërat për të cilat është përfolur Laerti gjatë qëndrimit në BBV ka qenë edhe donzhuanizmi, çfarë mendon Ilnisa për këtë?
Po sikur nuk e pashë sepse Laerti është shumë donzhan edhe nuk e vura re shumë atje këtë anë. Laerti është sapioseksual kam idenë.
Duke qenë se ethet e finales kanë filluar sepse jemi drejt përfundimit të këtij edicioni, kë shikon Ilnisa në krahë të Laertit dhe Rozanës?
Do të isha kurioze të shihja Gertën me Egli Takon. Do të dëshiroja ta shihja këtë dyshe gocash. Unë mbahem si orakull ndonjëherë.
Në kuadër të operacionit “Apartamentet”, policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim,…
Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e…
Gjykata e Dibrës, ka vendosur shtrimin e detyrueshëm në një spital psikiatrik për të riun Itles Sula, i cili pak…
Raportet mes Gjestit dhe Stresit duket se kanë hyrë në një fazë të ftohtë, pas publikimit të videos virale ku…
E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë, ndonëse ai ka qenë një nga lojtarët kyç në…
Një shpërthim i virusit chikungunya, i transmetuar nga mushkonjat, është regjistruar në provincën Guangdong të Kinës, me mbi 7,000 raste…