Gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli ka ndarë së fundmi disa momente nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke surprizuar me deklaratën për mundësinë e largimit nga Shqipëria.
E pyetur nëse do të mendonte të jetonte jashtë vendit, Agolli u shpreh hapur: “Shpresoj që të iki nga Shqipëria. Mua më rri e vogël Shqipëria”, deklaratë që ka tërhequr vëmendjen në rrjet.
Ajo konfirmoi se destinacioni i saj i preferuar është Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se dëshiron ta provojë jetën atje për një periudhë të caktuar. “Unë dua që të shkoj në Amerikë. Dua të shkoj ta provoj njëherë edhe do kthehem,” u shpreh moderatorja.
Sipas saj, kjo lëvizje nuk lidhet vetëm me eksperiencën personale, por edhe me një projekt të ri krijues. Agolli zbuloi se synon të nisë shkrimin e një romani, një dëshirë e hershme që kërkon përqendrim dhe një ambient të ri frymëzimi.
“Do shkoj njëherë të shkruaj një libër… doja të nisja një roman për qejfin tim. Edhe dua që të shkoj të përqendrohem andej,” tha ajo.
Moderatorja theksoi se largimi do të ishte i përkohshëm, me synimin për t’u rikthyer më pas në Shqipëri, duke e konsideruar këtë si një etapë të re zhvillimi personal dhe profesional.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet personale, dita e sotme sjell një atmosferë të ngrohtë…
Një turiste e huaj ka rënë pre e një grabitjeje në zonën e Lungomares në Vlorë, ku i është marrë…
“E di kush i ka emëruar 70% të drejtorëve të policisë nëpër komisariate? Ergys Agasi, dhe unë mbaj përgjegjësi penale…
Iraku u zhyt papritur në ndërprerje totale të energjisë elektrike sonte në 4 mars, ndërsa tensionet dhe incidentet po përshkallëzohen…
Mark Nikollë Biba, 92 vjeç, ka kaluar një jetë të ashpër të shënjuar nga gjakmarrja, një normë kanunore që është…
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e armatosjes së grupeve opozitare kurde iraniane në Irak, sipas raportimeve. Një veprim i…