showbiz

Ilir Shaqiri na zbulon takimin e parë me ‘dhëndrin’: Udhëtova vetëm me të për 8 orë

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, në një intervistë të dhënë së fundmi, foli edhe për vajzën e tij, Emily. Në bisedë e sipër, ai nuk la pa përmendur edhe ‘dhëndrin’.

Shaqiri tregoi se si i ka treguar Emily për të dashurin e saj dhe si ai menjëherë i tha ‘sille në shtëpi’. Por jo vetëm kaq, pasi koreografi shtoi se për pushimet për Pashkë e kishte ftuar për një udhëtim në Siçili. Madje kishte udhëtuar vetëm me të për 8 orë.

Të lidhura

None found

Pjesë nga intervista:

Pyetja- Në shtëpinë tuaj arti zbret në tri breza deri tani, Emily ka botuar një libër që flet për dashurinë, për artin, për të bukurën. Si e ke pritur ti si baba kur ke mbajtur këtë libër në dorë?

Iliri-Shumë krenar. Siç prindërit e mi janë të rezervuar në përgëzimet, lavdërimet, edhe unë me vajzën jam i rezervuar. Pres të shikoj rezultatin final. Gjëja është superlative, sepse të kesh një vajzë që studion, aktron dhe tani shkruan një roman, ka një jetë artistike shumë të ngarkuar. Jam shumë krenar. Romani është shumë intrigant.

Pyetja-E ke lexuar librin?

Iliri-Të them të drejtën kam lexuar përmbledhjen, se më beso nuk kam patur kohë. Po e lexon më përpara gjyshja se sa unë. Por edhe dua të shoh impaktin në publik dhe unë të jap verdiktin final.

Pyetja-The se lëviz shumë, udhëton shumë. Kjo është arsyeja që mungon në videot e Emily-t që bënit duke kërcyer dhe ja ke lënë vendin dikujt tjetër?

Iliri-Kjo është e vërtetë.

Pyetja-Emily ka video shumë të bukura dhe argëtuese me të dashurin e saj. Ça mendon babi Ilir për këtë?

Iliri- Babi bëri një gjë shumë të bukur. E takova Emily-n, e shikoja që rrinte pak shtrëngueshëm. I thashë ‘ke ndonjë gjë për të më thënë, si është puna?’. Më tha ‘jo’. Bëmë dhe dy shkallë të tjera dhe i them ‘zbraze se po e kuptoj se do të më thuash diçka’. ‘Jam njohur me një djalë, pëlqej një djalë’. Unë ‘kush është ky?’. I thashë që t’a sillte në shtëpi dhe ajo nuk e priste këtë. Më mirë t’a njoh më shpejt se sa më vonë. Gjëja e dytë superlative që kam bërë dhe jam krenar për këtë, kur do iknim në Siçili për Pashkë, kishim 1 javë pushime, i thashë që të vinte me ne. E di pse e mora me vete? Erdhi momenti i biletave, ne jemi me qen dhe mace. Makina nuk i merr të gjithë, unë e dija këtë. Po shikoje sa larg pashë. Ju thashë Emily-t dhe Emanuelës që të iknin me tren dhe të merrnin macet. Kurse unë, qeni dhe ky tjetri, po marrim makinën dhe po bëjmë 8 orë rrugë. Në makinë me një person njihesh në rrugë të gjata. 8 orë filloi një muhabet shumë i këndshëm. Kuptova atë që është ai djalë dhe vlerësova tipin sportiv, pjesëmarrës. E sprovoja në ca gjëra.

të fundit

Tirana ndalet sërish në barazim, Klafuriç: Lojtarët e meritonin fitoren, por finalizimi na tradhtoi

Dean KlafuriçTirana ka marrë një tjetër barazim, teksa këtë herë është ndalur nga Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për javën…

1 minute ago

Pas vra*jes së “Tanit të Ruzhdiut”, Skender Hita thërret takim urgjent me strukturat në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi analizë me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë,…

17 minutes ago

Mbulohen shkollat në Strugë, tensionohet situata për mësuesit: Opozita flet për motive politike

Mbyllja e shkollave dhe ulja e numrit të paraleleve në Strugë ka rezultuar me largime nga puna. Kreu i Komunës…

23 minutes ago

Familja konfirmon identifikimin e Idriz Rrecajt në varrezat masive të Zubin Potokut

Veprimtar politik nga Skenderaj, Idriz Rrecaj, është ndër tre personat e identifikuar pas analizave të ADN-së disa javë pas zhvarrimit…

24 minutes ago

Shqipëria, e dyta në Europë për barrën financiare të vitit të parë të foshnjës – 66% e pagës mesatare vjetore

Të rrisësh një foshnjë në Shqipëri rezulton veçanërisht e kushtueshme, si në vlerë absolute, ashtu edhe në raport me të…

32 minutes ago

Aktgjykimi për Thaçin, Kupchan: S’do të ndikojë në statusin ndërkombëtar të Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i mbështeturi i Perëndrimit për ta çuar Kosovën drejt pavarësisë. Nëse ai ishte një…

35 minutes ago