showbiz

“Ikëm në Gjermani me kamion”, djali i këngëtares shqiptare sot drejtor i kompanisë BMW

Albin Hisku është djali i këngëtares së njohur, Alida Hisku. Ai sot është drejtor në kompaninë e madhe të BMW në Gjermani, por për të arritur deri këtu ka kaluar shumë peripeci.

Për “ABC e Mëngjesit”, Albini ka zbuluar të gjithë historinë e jetës së tij, nga përfundimi i studimeve fillimisht për kanto, më pas te kalimi te ekonomia dhe deri te udhëtimi më i vështirë i jetës, që ishte ai me kamion drejt Gjermanisë në moshën 6-vjeçare.

Të lidhura

None found

“Karrierën time e kam nisur si këngëtar. Që kur kam qene i vogël, e kam pasur muzikën afër meje. Dikur ia nisa me muzikën klasike dhe e kam pasur profesion për 12 vjet. Më pas ndërrova muzikën klasike dhe u futa në r&b dhe pop, por dikur nuk pata shumë sukses dhe ndërrova degën, e iu futa ekonomisë. Edhe aty ai hap ishte shumë, shumë i mirë. Edhe ai hap ishte shumë i suksesshëm.

Në muzikën klasike isha këngëtar i ri dhe studimet i kam bërë në muzikën klasike, isha tenor. Tani këndoj vetëm në gëzime familjare. Kam qene pjesë e albumit të mamasë, kam kënduar dhe kam shoqëruar dhe mamanë. Kemi dhënë disa koncerte atëherë në Itali dhe Shqipëri, por pastaj kur ndërrova degë dhe iu futa ekonomisë, edhe mu dha mundësia dhe te BMW, futa gjithë energjinë aty për të qene ai i suksesshëm sa jam sot e kësaj dite.

Unë te BMW e kam nisur si praktikant dhe diku pastaj mu dha mundësia të futesha në degën e shitjes aty, ku nisa si një shitës, më pas arrita të bëhesha shefi i shitësve, domethënë anglezët e quajnë drejtor. Unë përgjigjem për një rajon dhe aty jam i pozicionuar, kam dhe zyrën time. Prej andej, provoj t’i jap drejtim shitjes, veprimtarive të makinave, të gjitha çfarë ka BMW.

Edhe vetë e kam pyetur veten time, në qoftë se do të kisha qene në Shqipëri dhe nuk do të kishim ardhur këtej, çfarë do kisha bërë dhe çfarë do kisha arritur. Nuk mendoj se do kisha qene aq i suksesshëm, sa jam sot. Sepse vlerësimi i punës në Gjermani dhe forcat që fut në një drejtim dalin përherë të suksesshëm. Edhe në Shqipëri si më është dukur mua aq herë sa kam qene aty, është akoma më i vështirë.

Unë kam ikur në Gjermani që kur kam qene 6 vjeç, kam ikur me një kamion konservash domatesh. Të gjitha gjërat nuk i mbaj mend se kam qene shumë i vogël, por janë disa fragmente që më kujtohen ditë për ditë dhe shumë mirë madje, sidomos nata kur ikën. Plani herën e parë ka qene që mamaja të ikte vetëm me vëllain tim, por kur erdhi momenti për t’u nis, unë u çova nga gjumi dhe i thash mamasë ku po ikën, kur mbaj mend shumë mirë, ajo filloi duke qarë dhe tha nuk do të lë vetëm në Shqipëri, do të marrë me vete dhe kështu më mori”, rrëfeu djali i këngëtares.

të fundit

“Në fund të ditës, çdo gjë që bëjmë e bëjmë për veten”, a po lidhet mirësia gjithnjë e më shumë me interesin? (VIDEO)

Mirësia në ditët e sotme po bëhet edhe për interes. Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu tha se kjo ndodh për…

15 minutes ago

Pregnancy through IVF, Xheneta reacts harshly to Xhuli Nura: You were wrong, you can never replace a father’s presence

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova dhe modelja e njohur, Xhuli Nura, po bëhet nënë për herë të parë. Ajo…

17 minutes ago

Dua Lipa wishes her mother a happy birthday: The queen of our home and our hearts

Dua Lipa ka zgjedhur ta shënojë ditëlindjen e nënës së saj, Anesa Lipa, me një urim në Instagram, duke ndarë…

17 minutes ago

Deçan mayor reveals the identity of the father and son who died tragically in Maznik

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait me të birin në Deçan. Ai njoftoi se…

19 minutes ago

Liverpool tërhiqet nga pista për Diomande, në vëmendje mbeten katër alternativa për repartin ofensiv

Sipas Ben Jacobs, Liverpool ka ndërprerë interesimin për Yan Diomande pasi u bë e qartë se sulmuesi i Leipzig preferon…

21 minutes ago

Shtatzënia me IVF, Xheneta i reagon ashpër Xhuli Nurës: Ke gabuar, ndjenjën e babait nuk mund t’ia plotësosh kurrë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova dhe modelja e njohur, Xhuli Nura, po bëhet nënë për herë të parë. Ajo…

26 minutes ago