Arnita Beqiraj mund të mos jetë eksperte në gatim, por kjo nuk do të thotë që ajo nuk eksperimenton në kuzhinë dhe madje disa pjata “i qan”.
Por a ia ka dalë që përmes gatimit t’ia marrë dikujt zemrën? Përballë kësaj pyetjeje është vënë Arnita sot e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan.
None found
“Unë funksionoj anasjelltas. Duhet që të ma ketë rrëmbyer dikush zemrën që t’i gatuaj“, -është përgjigjur regjisorja duke konfirmuar më pas se kjo e fundit ka ndodhur. “Patjetër që po!”
Më tej, ajo ndau një nga gatimet që ia kanë pëlqyer më shumë.
“Shoku im i ngushtë, besoj ju e njihni, ka fiksim një rizoto që kam bërë unë, një ‘riso nero’ që është integrali, me karkalec dhe me krem avokadoje. Kështu që unë tentoj, përpiqem, por të thashë, nuk është që kam një firmë timen që të shkoj e ta firmos“, -tregoi Arnita.
Megjithatë pjata që ajo “qan” me të vërtetë është ushqimi më tradicional shqiptar, pikërisht fasulet.
“Mos qeshni, por unë mund të qaj fasulet. E kam me të vërtetë”, -tha ajo.
Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…
Këngëtarët Hysni Alushi dhe Enkelejda Arifi ishin të ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ndanë me moderatoren Erjona Rusi…
Como ka shënuar fitore të thellë si nikoqir ndaj Juventusit, në derbin italian të vlefshëm për xhiron e 13-të në…
Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim…
Partitë e djathta në Spanjë, Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, mund të sigurojnë një shumicë…