showbiz

Ia bllokoi këngën në YouTube, flet ish-menaxheri i Taynës: E mora nga rruga e bëra yll, iku ‘tinëz’ e bëri gjëra pas shpinës

Reperja nga Prizreni, Tayna, ka qenë prej disa vitesh në menaxhim të Rinor Hykollit.

Ajo duket se është larguar nga label-i ‘Friends Entertainment’ pak muaj më parë dhe se jo gjithçka ka shkuar mirë.

Këngëtarja së fundmi ka nxjerr projektin e ri muzikor “Si ai” në kanalin e saj zyrtar në YouTube, i cili i është fshirë për disa orë.

E njëjta bëri një reagim në rrjete sociale dhe la të kuptohej se kënga iu fshi nga ish-menaxheri i saj.

Telegrafi ka kontaktuar me Hykollin për të mësuar të vërtetën e kësaj ngjarje.

Në një prononcim të shkurtër, ai thotë se për disa muaj e ka shndërruar Taynën në yll dhe se nuk e priste një gjë të tillë nga ajo.

Rinori e pranon se këngën ia ka fshirë dhe se ishte në kontratë edhe pesë vjet të tjera.

Deklarata e plotë e Hykollit për Telegrafin:

“Po e vërteta është sepse unë kam investuar prej këngës së parë. E kam marrë në rrugë do të thotë ka qenë. Pas disa label-a të tjerë as këngë nuk i kanë bërë kurrë, e kam marrë unë për 6 muaj e kam bërë yll. Do të thotë, kam fakte për këtë punë.

Kam investuar unë më shumë se sa duhet edhe me ma kthyer me të keq me ik tinëz me bërë gjëra pas shpinës nuk e kam prit edhe jam i dëmtuar emocionalisht edhe shumë shumë financiarisht.

Mos përmbushja e marrëveshjes me mua. Edhe pesë vitet e ardhshme sikur edhe kem kontratë, më ka shty me ja fshi këngën. Me një marrëveshje të vogël ajo ose kërkim falje. Do ishte e lirë si zogu.

Pa asnjë dëmshpërblim shkaku i korrektësisë e gjithë estrada e di sa korrekt jam”.

të fundit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10…

7 minutes ago

Presidenti Zelensky flet në ditën e flamurit të Ukrainës: Nuk u japim tokë p*shtuesve!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë t’i dorëzojë territore Rusisë. Në një…

33 minutes ago

U kap me k*kainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara,…

1 hour ago

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më…

2 hours ago

“Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegë e politikanë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare ndërsa lajmi ka trishtuar mbarë opinionin publik.…

2 hours ago

Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona, të gjithë familjarë

Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Koplik”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”,…

2 hours ago