Categories: showbiz

I vendosi të birit emrin e veçantë, Afërdita Dreshaj flet për herë të parë rreth tij (FOTO LAJM)

Gati 10 ditë më parë Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër.

Teksa një pjesë e madhe e personazheve të showbizit nuk i zbulojnë portretet e fëmijëve të tyre të porsalindur, Afërdita bëri të kundërtën. Vetëm pak ditë pas lindjes, ajo prezantoi vogëlushin me gjithë botën. Modelja shqiptare postoi disa foto shumë të ëmbla të tij, që ishin shkrepur pak pas ardhjes në jetë të Sky Blue.

Të lidhura

None found

Ndërkohë sot ajo ka zhvilluar për herë të parë një bisedë virtuale me ndjekësit pas ardhjes në jetë të djalit. Afërdita ka zbuluar se ka bërë lindje natyrale dhe ua ka rekomanduar të gjitha nënave që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Kam bërë lindje natyrale dhe nga eksperienca që kam pasur u rekomandoj të gjitha nënave të kenë lindje natyrale. Normal nëse mund të jetë zgjedhja e tyre. Rikuperimi është shumë i shpejt dhe është një eksperiencë që duhet çdokush ta përjetojë”, ka treguar Afërdita.

Ndërsa sa i përket emrit të vogëlushit, ajo ka zbuluar se e ka zgjedhur vetë dhe se i ka ardhur një ditë rastësisht në mendje.

“Ishte ideja ime… po qëndroja shtrirë një ditë dhe po relaksohesha dhe po ndjeja që po shkelmonte dhe thashë ai do të jetë Qielli ynë! Bashkëshortit tim i pëlqeu shumë ideja”, ka thënë Afërdita.

Ajo ka treguar se i vogli është një bebe shumë e qetë deri tani dhe ka publikuar një video të adhurueshme të tij.

Duke qenë se të gjithëve ju bëri përshtypje fakti që Afërdita u stërvit deri në muajin e nëntë të shtatzënisë, ndjekësit kanë qenë kurioz nëse ajo ka nisur sërish palestrën.

Afërdita ka treguar se ende nuk e ka nisur dhe se duhet të presë për këtë gjë. Ndërsa sa i përket trupit të saj pas lindjes ajo është shprehur:

“Nuk shqetësohem për këtë gjë tani. Ka kaluar një javë dhe jam kaq e dashuruar dhe ndjehem shumë mirë:.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

4 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

5 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

5 hours ago