Këngëtarja e muzikës popullore, Maya Aliçkaj, në një intervistë të fundit ka rrëfyer një moment mjaft të dhimbshëm nga jeta e saj.
Mes emocionesh tha se asaj iu realizua ëndrra për tu bërë nënë atëherë kur humbi tre anëtarë të familjes.
“Shumë vite nuk po kishim rezultat me ardhjen e fëmijës në jetë dhe dikur, pas një tragjedie në familjen time, iku nëna, babai në moshë pak a shumë jo të duhur… të duhur, prindi s’është kurrë në moshën e duhur, por na iku vëllai i vetëm, papritur, pa kujtuar, pas ikjes së prindërve. Në këtë kohë unë po merresha me këtë pjesën e dëshirës së madhe për të sjellë një fëmijë në jetë dhe kur ndodhën këto gjërat, thashë lëre, e kishte shkruar Zoti që të mos ndodhë, s’bëra fëmijë, punë e madhe, kemi plot, familje e madhe.
Pas këtyre, se s’dua të flas shumë për këtë pjesë, më rrëmben shumë emocionalisht dhe nuk ka dhimbje qsëh ikën, thjesht mësohemi me të. Bëj fëmijën, djalin një ditë pas humbjes së vëllait dhe të prindërve. Edhe erdhi, atu e kishte shkruar Zoti që të lindte ai fëmijë”, shprehet këngëtarja.
Ndërkohë që kur tregoi historinë këngës ‘Lis me dega o biro’ e përshkroi ardhjen në jetë të të birit, Jonas, si gëzim në mes të dhimbjes.
Kujtojmë se para disa kohësh ajo u përfol në shtypin rozë pasi kishte kërkuar nga gjykata një urdhër mbrojtje nga bashkëshorti i saj.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…