showbiz

I trishtuar, princi Harry flet për vdekjen e nënës së tij: Nuk kisha mbështetje nga familja ime

Më 31 gusht 1997, Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris në moshën 36-vjeçare. Në atë kohë, William ishte 15 vjeç, ndërsa Harry ishte 12 vjeç. Vdekja e saj ishte një nga çështjet më të mëdha të kohës, pasi “ngriu” planetin, ndërsa thashethemet që pasuan ishin edhe më të mëdha.

Princi Harry, tani 39 vjeç, foli me Nicky Scott, themeluesin e Scotty’s Little Soldiers, i cili mbështet fëmijët që kanë humbur një prind në ushtri dhe foli për kohën e vështirë në jetën e tij pas vdekjes së nënës së tij. Ai thotë se kaloi njëzet vjet duke u përpjekur të mos mendonte për humbjen e nënës së tij dhe pas dy vitesh që përjetoi kaos absolut, vendosi të kërkonte ndihmë.

Duka i Sussex-it pohoi se gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë të jetës së tij kishte mungesë të mbështetjes nga familja e tij, gjë që e bëri atë të mbyllej në vetvete. “Ju e bindni veten se personi që keni humbur dëshiron që ju ose ka nevojë që ju të jeni sa më të trishtuar që të jetë e mundur për t’i treguar atij se ju mungon. Por më pas vjen e kuptuar se jo, ajo dëshiron që unë të jem i lumtur”, ka rrëfyer Princi Harry.

Ai vetë pranoi se nuk donte të fliste për nënën e tij me askënd, sepse vetëm përmendja e emrit të saj e zhyti në pikëllim. “Sapo vendosa që doja të flisja për këtë çështje, gjërat u bënë më të lehta dhe fillova ta shijoj jetën. Nëse vendosni ta ndrydhni për një kohë të gjatë, do të fillojë t’ju “hajë” brenda. Kjo nuk është e qëndrueshme”, shpjegoi Princi Harry, duke dërguar mesazhin e tij.

Tags: Princ Harry

të fundit

Horoskopi 2 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…

5 hours ago

Moti i keq, Autoriteti Portual Vlorë ndalon lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit

Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…

6 hours ago

Venezuela liron 87 të burgosur politikë për shkak të natës së Vitit të Ri

87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…

6 hours ago

U betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, Zohran Mamdani: T’i tregojmë botës se e majta mund të qeverisë

Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull…

6 hours ago

Dua Lipa shfaqet në stadiumin e Arsenalit, por cilën skuadër mbështet këngëtarja e famshme?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…

7 hours ago

Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…

7 hours ago