showbiz

“I themi njëri-tjetrit …”, si është historia sot mes Flori Mumajesit dhe Soni Malajt

Historia e dashurisë mes Soni Malajt dhe Flor Mumajesit, vazhdon të rikujtohet edhe sot nga fansat e dy artistëve.

Megjithatë kjo romanca e tyre nuk zgjati shumë gjatë dhe secili prej tyre vendosi të vazhdonte jetën e tij. Por edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite ish-çifti kanë ruajtur një raport miqësor ku herë pas herë kanë kontakte me njëri-tjetrin.

Disa javë më parë, Flori i habiti të gjithë me postimin e tij në Instagram duke u bërë nostalgjik ku publikoi një foto të puthjes së bujshme me Sonin kur ishin bashkë dhe një foto të çiftit më të komentuar të momentit Luiz dhe Kiara. Asokohe fansat aluduan menjëherë se mbase do të kishte një rikthim të mundshëm të ish-çiftit.

E pas këtij veprimi të këngëtarit ka ardhur dhe për herë të parë reagimi i Sonit e cila ishte e ftuar së fundmi në “Se Luan Topi”. Këngëtarja theksoi se mes saj dhe Florit ka mbetur vetëm raport miqësor dhe nuk ekziston asnjë mundësi për rikthim pasi secili prej tyre po vazhdon jetën e tij.

“Unë me Florin tashmë jemi miq edhe vetë e kemi harruar atë gjë. Unë me Florin kemi qenë shumë miq përpara pastaj ndodhi një romancë dhe ju rikthyem pastaj dashurisë tonë të parë që është muzika dhe si miq sërish. Kemi vazhduar jetët tona”- u shpreh Soni.

E pyetur gjithashtu se cila mund të ishte arsyeja që Flori rikujtoi puthjen e tyre të famshme, artistja tha:

“Ka qenë një emocion në rini, ka qenë diçka shumë e sinqertë dhe e ka rikujtuar ndoshta për të bërë diçka analoge që dhe Luizi me Kiaran kanë një dashuri të sinqertë. Unë me Florin nuk është se flasin për jetët tona ne thjesht kemi mbetur miq kontaktohemi herë pas here i themi njëri- tjetrit si je mund të marri ndonjëherë ndonjë mendim përsa i përket gjërave muzikore kështu që nuk ka asnjë rikthim”.

të fundit

“Ka dy rrugë për largimin e Ramës”, Salianji: Berisha në vend që të mbledhë njerëz për protestën, na kërkon llogari pse mblidhemi

Ervin Salianji kritikoi mbledhjet e fundit të Partisë Demokratike, duke theksuar se ato shpesh shndërrohen në “gjyqe ndaj demokratëve” dhe…

8 minutes ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, i riu përplas për vdekje me makinë këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një drejtues automjeti ka përplasur…

24 minutes ago

Ludo Lee rrëfen të kaluarën e errët me lojërat e fatit

Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka rrëfyer periudhën e jetës së tij kur…

32 minutes ago

Krijuesi i hitit “Espresso Macchiato”, Tommy Cash do të performojë në Festivalin e Këngës në RTSH

Festivali i Këngës në RTSH nis zyrtarisht më 17 dhjetor, një garë që do të zhvillohet për katër net radhazi,…

35 minutes ago

Bukurie Mata mes lotësh: Ende festoj ditëlindjen e Bleones në shtëpi

Nëna e Bleona Matës ka bërë një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke…

37 minutes ago

“PD i bën gjyqin demokratëve”, Ervin Salianji mbush edhe lozhat tek “Skampa”, i pranishëm ish-deputeti Qani Xhafa dhe Ardian Isufi i “Arteve”

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka organizuar sot një takim me demokratët në qytetin e Elbasanit. Ervin Salianji tha se…

40 minutes ago