Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik në një kopsht të mbushur me trëndafila.
Por ndërsa fotot intime të çiftit bënë xhiron e botës, gjithë vëmendja u përqendrua tek unaza gjigante e fejesës që këngëtarja e famshme mbante në dorë.
Sipas Page Six, bëhet fjalë për një diamant “Old Mine cut” të markës Artifex Fine Jewelry, një prerje e rrallë që daton që nga shekulli i 18-të dhe i 19-të. Diamantët e këtij lloji njihen për formën e tyre të ngjashme me jastëk, qoshet e rrumbullakëta dhe dritën unike që reflektojnë. Çdo gur është prerë me dorë, duke e bërë secilin të papërsëritshëm.
Unaza është bashkë-dizajnuar nga Kindred Lubeck dhe vetë Travis Kelce, duke e kthyer në një dhuratë edhe më personale. Versionet e zakonshme të Lubeck fillojnë nga 4,300 dollarë, ndërsa dizajnet më të punuara me diamante 5 karatësh shkojnë deri në 38,000 dollarë. Por rasti i Taylor është krejt ndryshe.
Ekspertët thonë se unaza e saj është një pjesë e personalizuar, unike, me një diamant të vendosur në stil “bezel setting” një rrethim i artë që mban gurin kryesor dhe është aktualisht një nga trendet më të kërkuara në botën e bizhuterive.
Çmimi? Raportimet fillestare e vlerësojnë nga 750,000 deri në 1 milion dollarë. Por sipas George Khalife, i njohur si George the Jeweler dhe një nga bizhuterët më të famshëm të Hollywood-it, shifra mund të jetë edhe më e lartë. Ai beson se diamanti i Taylor Swift mund të jetë mes 10 deri në 20 karatë, duke ngritur vlerën e tij në një shifër marramendëse prej 1 deri në 5 milionë dollarësh.
“E gjithë pamja e unazës është antike, elegante dhe i përshtatet në mënyrë perfekte Taylor-it. Ky stil nuk është vetëm i bukur, por edhe i përjetshëm”, tha Khalife.
Unaza e fejesës së Taylor Swift pritet të bëhet një nga më të famshmet në botë, duke shënuar jo vetëm një moment të veçantë në jetën e saj, por edhe një ikonë të re në botën e modës dhe bizhuterive.
Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas deklaratës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, lidhur me një episod të ndodhur në…
Alti Nallbati vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, dhe dy personat e tjerë Marsel Buçi e Trajan Çeliku kanë lënë…
Në mundje, ekziston një rregull i pashkruar që të gjithë mundësit duhet të humbasin ndeshjen e tyre të daljes në…
Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas deklaratës së sotme, 14 dhjetor, të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij, agjentë…
Të paktën 12 persona janë vrarë pasi dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj një turme në Bondi Beach rreth…