showbiz

I riu emocionon Dafina Zeqirin: Do i jepja fund jetës, kënga jote më shpëtoi (VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri nuk i ka të shpeshta intervistat televizive, por kur është e pranishme ia del të nxjerrë nga vetja dimensione që i bën fansat ta duan edhe më shumë.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin Why Not, ku kanë diskutuar për shumë tematika, nga karriera, tek jeta personale e planet për të ardhmen. Moderatorja Roza Lati i ka lexuar një mesazh të një fansi, i cili thotë se ka qenë kënga e Dafinës “Duro”, arsyeja përse ai nuk i ka dhënë fund jetës, kur ishte në depresion. Mesazhi i fansit, e ka emocionuar këngëtaren, e cila ka mbetur pa fjalë në studio.

“O Roza, pashë storyn me Dafin, e adhuroj atë, dhe pyetja që do i bëja: A e di ajo që ka shpëtuar jetë njerëzish me këngën “Duro”. Një prej tyre jetëve është edhe jeta ime, kur isha në depresion dhe po mendoja të fundit fare për jetën time. Thjesht thuaj që e adhuroj dhe faleminderit për këngën “Duro”- ka shkruar djali.

“Ai më ka çuar me screenshot dhe mesazhin që të ka nisur ty: Përshëndetje yll, jam një çun nga Tirana, dhe doja të falenderoja përzemërsisht për arsyen se një muaj më para isha në depresion dhe doja t’I jepja fund jetës, por falë asaj këngës, mund të them se shpëtova falë kësaj. Të adhuroj dhe shpresoj të shohë dhe një herë tjetër”, – vijon Roza me leximin.

Aktualisht, i riu e ka tejkaluar gjendjen e vështirë dhe gjendet në Abu Dhabi, ku punon menaxher në një resort turistik. Fjalët e tij e kanë emocionuar shumë Dafinën.

Ka edhe studime shkencore psikologjike që kanë arritur në përfundimin se se dëgjimi i muzikës mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Madje, ka shumë psikologë që e përdorin këtë teknikë, muzikoterapinë, si pjesë të trajtimit të pacientëve të tyre.

të fundit

Vijon të jetë i bllokuar aksi Prrenjas-Elbasan, paralizohet qarkullimi (VIDEO)

Aksi kombëtar Përrenjas–Elbasan, vijon të jetë i bllokuar prej orësh, duke lënë mijëra qytetarë të izoluar në automjete. Qarkullimi është…

26 minutes ago

Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë rrugën e Thethit/ Drejtuesit e mjeteve ankohen për mungesën e borëpastrueseve (VIDEO+FOTO)

Që prej mëngjesit të sotëm dhe deri më tani, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore, në…

1 hour ago

Bullgaria hyn në eurozonë, monedha lev zhduket nga qarkullimi

Anëtarja e BE-së, Bullgaria, shënoi hyrjen e saj në zonën euro të enjten me një shfaqje monedhash euro në fasadën…

1 hour ago

Tension në “Big Brother VIP”/ Kristi paralajmëron Kejsin: Birra mund të rikthehet…

Ditën e sotme, faqja zyrtare e "Big Brother VIP", publikoi një video të re nga Dhoma e Rrëfimit, ku Kristi…

2 hours ago

E bujshme nga Turqia! Rei Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të rikthehet te…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit të…

2 hours ago

Krimi i rëndë në Vlorë/ Flasin fqinjët e çiftit të bashkëshortëve që u gjetën të vdekur: Na ra si bombë…

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Orikumin në Vlorë, ku ka lënë të shokuar edhe fqinjët e çiftit…

3 hours ago