Categories: showbiz

I publikuan videon intime, Kim Kardashian flet pas shumë kohësh

Në vitin 2002, Kim Kardashian realizoi një video intime me ish të dashurin e saj, Ray J. Mirëpo, 5 vite më vonë, pra në 2007 kjo video u bë virale dhe pati një numër të lartë shikueshmërie edhe pse u publikua pa dëshirën e të dyve.

Nga kjo ngjarje Kim mori një famë tepër të madhe ndonëse videoja u publikua në të njëjtën kohë që ajo dhe familja e saj ishin gati të publikonin seritë e para të “Keeping Up With The Kardashians”.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për “Los Angeles Times”, ajo ka treguar se fakti që ka folur në publik rreth kësaj videoje e ka ndihmuar ta kapërcejë këtë moment të sikletshëm në jetën e saj.

“Mendoj se padyshim producentët donin shumë që unë të flisja. Dhe unë nuk do të kisha folur nëse nuk do të ishte spektakli.

Ndonjëherë mendoja ‘OK, e di që tani duhet të merem me këtë çështje. Dikush do më pyesi, kështu që duhet të ec përpara dhe të flas’.

Në një farë mënyrë, spektakli na ka ndihmuar që të përballojmë shumë gjëra, në vend që t’i fshihnim nën tapet.

Në fund të ditës, unë kam qenë gjithmonë e hapur dhe e sinqertë dhe doja të ndaja çdo gjë që po kaloja. Nuk do të përmbahesha”, është shprehur Kardashian.

 

 

të fundit

Aksident në Qafë Thanë, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete…

16 minutes ago

VIDEO/ Para zjarreve Delvina u godit edhe nga një tornado, ja momenti kur era e fortë dëmton kosheret e bletëve

Delvina pak ditë më parë ishte në një gjendje të jashtëzakonshme dhe alarmante përshkak të zjarreve. Era e fortë dhe…

40 minutes ago

Putin ofron armëpushim në këmbim të Donbasit? Zelensky, ‘i prerë’: Asnjë lëshim territori

Ukraina nuk e vë në diskutim, rajoni i Donbasit nuk do t’i kalojë Rusisë! Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, refuzon t’i…

51 minutes ago

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Cërrik, makina përfundon në kanalin me ujë, plagosen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor…

1 hour ago

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Alaskë ishte “në kohë dhe shumë…

2 hours ago

Ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, ja cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me ujë

Shumë lloje frutash dhe perimesh janë burime natyrore të ujit dhe i sigurojnë trupit lëngje dhe elektrolite që luftojnë dehidratimin,…

2 hours ago