Në emisionin “Rudina” dje u fol për gjërat që do të kishim dashur të na i tregonin para se të martoheshim. Nënat e sotshme duhet të jenë më të hapura dhe të flasin më shumë me vajzat dhe djemtë që në të ardhmen të mos përballen me dilema.
Në studio është ftuar këngëtarja Maya Aliçkaj, Marcela Lati, sipërmarrësja e njohur, gazetarja Elona Duro dhe moderatorja Eneida Xhelili.
None found
Gazetarja Elona Duro ka treguar se çdo gjë në jetën e saj ka erdhur shumë sponante, edhe lidhja me bashkeshortin e saj, bashkëjetesa dhe martesa. Madje propozimin për martesë ia ka bërë vetë ajo kur ishin të ulur në një shezlon në Jug të Shqipërisë.
“Në jetën time kam ecur pa plane, pra të vijë si të vijë dhe ashtu erdhi. Unë ditën që kam njohur Lorencin, atë ditë kam filluar bashkëjetesën dhe shumë pak kohë erdhi dhe martesa. Në një shezlon, në Jug të Shqipërisë i thashë a do bëjmë një dasmë këtë verë? Isha unë ajo që bëra këtë pyetje, ndërkohë që isha e rrethuar nga shoqe që prisnin propozimin në gjunjë me të gjitha romanticizmat e mundshëm.
Erdhi aq rrjedhshëm, aq natyrshëm, kishim në plan të bënim diçka në bashki, unë isha shtatzënë 4 muajshe, e kishim diskutuar do shkonim në bashki për të firmosur, por motra më tha e kam parasysh si do shkosh tek zyra bashkiake me atlete dhe tuta, të lutem ngjitu në taracën e bashkisë dhe bëj diçka. Ka qenë shumë pa shpenzim dhe është një nga kujtimet më të bukura. Sot teksa vija tek ti, i thashë po të më pyesë Rudina se cili ëshë suksesi i martesës sonë, çfarë t’i them? Po thjesht fakti që t’i nuk më besdis dhe nuk më çan kokën, mendoj që gjërat shkojnë shumë mire”, është shprehur gazetarja.
"Me reformën në Armatë zgjidhet përfundimisht statusi i ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç, duke u mundësuar atyre të vendosin…
Pavarësisht ndjekjes nga forcat e rendit dhe përdorimit të vazhdueshëm të gazit lotsjellës në Sheshin “Skënderbej”, revolta qytetare vijon të…
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kapsolle, me qëllim largimin…
Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë…
Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re. Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë,…
Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur…