showbiz

I përmendi prindërit e vdekur, Erjola shpërthen ndaj Ilnisës: Ndyrësirë, femër e pisët!

Në një nga përplasjet më të ashpra që janë parë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gazetarja Ilnisa Agolli dhe moderatorja Erjola Doçi janë përplasur gati në një sherr fizik pas një incidenti të vogël në kuzhinë.

Gazetarja Ilnisa, në atë që duket të jetë një çast irritimi, e ka shtyrë tiganin e nxehtë drejt Erjolës, duke bërë që kjo e fundit të reagojë menjëherë me mbrojtje.

Përballja mes tyre u acarua kur Ilnisa i përmendi Erjolës të ndjerët, duke aluduar në mungesën e edukatës familjare.

“Kështu të kanë edukuar”, i hodhi gazetarja, duke e lënë moderatoren të revoltuar dhe duke i shkaktuar reagimin e fortë, “ndyrësirë, femër e pështirë”.

Incidenti ka ndodhur në një kohë kur banorë të tjerë si Romeo Veshaj janë përpiqur të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. Përplasja u shoqërua me një shkëmbim të ashpër replikash mes dy protagonisteve, të cilat nuk hezituan të përdorin fjalë të rënda.

Erjola me zë të lartë u shpreh në mbrojtje të vetes, “Avash se më shtyve tiganin e nxehtë! Deshe me më djeg o skizofrene,” ndërsa Ilnisa iu kundërpërgjigj duke e quajtur hipokrite dhe mashtruesen më të madhe në shtëpi.

Në një moment tensioni të shtuar, Ilnisa e provokon Erjolën përmes referimit tek familja e saj, duke e bërë këtë të fundit të kërcënojë largimin e saj nga shtëpia.

“Të më përmendësh babain dhe nënën që si kam, nuk ta lejoj,” u shpreh ashpër Erjola, “Po nuk bie në nivelin tënd.” Ndërhyrja e Romeos parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sherri mes dy banoreve të njohura ka lënë një shenjë të pakëndshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe ka hapur debate në komunitetin e fansave dhe ndjekësve që janë të ngazëllyer të shohin si do të zhvillohet më tej marrëdhënia mes tyre në ditët në vijim.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago