Sindi Loci është një nga personazhet më të diskutuar në “Për’puthen”, sidomos pasi u prezantua në program si një vajzë e virgjër. Ish-konkurrentja ka qenë pjesë e shumë debateve të ashpra në emision dhe madje në disa prej tyre është larguar nga studio dhe ka reaguar me gjeste të ndryshme. Sot, 23-vjeçarja ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku një pjesë e tyre e kanë kritikuar për keqpërdorim të Photoshop dhe kanë akuzuar se në realitet nuk ka lidhje fare me fotot që poston në rrjete sociale. “O Sindi se kuptoj pse u shtrembëruan shkallët aty, s’di pse bën Photoshop”, i shkruan një ndjekës ish-konkurrentes. “Po kisha pak fiksim t’i bëja photoshop edhe shkallëve, t’i bëja curvy se photoshopi te shkallët as nuk më ndihmonte aspak tek trupi im”, është përgjigjur ajo me ironi.
Ndërkohë kur një fans i ka shkruar se nuk ka lidhje fare me fotot pasi në ekran dukej shumë e vogël dhe e imët, Sindi ka shkruar: “Kur më shihnit në televizor isha 40 kile”.
Ish-konkurrentja i është përgjigjur më pas edhe një komenti negativ për të pasmet e saj duke theksuar se për peshën që ajo ka, ka më shumë fundshpinë se gjysma e Shqipërisë.
“Për aq kile sa kam për momentin kam më shumë se gjysma e Shqipërisë. Po avash avash se s’keni parë asgjë”, shkruan Sindi duke paralajmëruar kështu se do të punojë shumë për fizikun e saj.
Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…
Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…