Categories: showbiz

I mungon prej kohësh ekranit, Fatma Methasani rikthehet me projektin e ri (VIDEO)

Në janar të vitit të shkuar, Fatma Methasani u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, që u pagëzua me emrin Noah.

Moderatorja iu përkushtua tërësisht të voglit por duket se tashmë ka ardhur koha që ajo t’i rikthehet ekranit.

Kësaj here, Fatmën do ta shohim në “Euronews Albania”, me emisionin e ri “Gen Z”, emision me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre.

Në llogarinë e saj në Instagram, Fatma ka ndarë videon promo të programit, ku shkruan:

“Nje projekt qe e kam vertete perzemer!

Repost• @euronews_albania Gen Z është emisioni më i ri në Euronews Albania me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre. Të rinj të cilët na prezantojnë me krijimet e tyre të veçanta, vijnë për herë të parë në ekranin shqiptar dhe nuk do të jenë vetëm, pasi do të kenë përballë një personazh të showbizit shqiptar me të cilin do të diskutojnë mbi përvojat e tyre. Nën moderimin e moderatores energjike, Fatma Methasani, Gen Z premton mjaft momente të bukura e frymëzuese. Emisionin e plotë do të mund ta ndiqni duke filluar nga java tjetër, çdo ditë nga e hëna në të enjte në orën 15:30, në Euronews Albania.”

të fundit

Horoskopi 24 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me…

5 hours ago

Dhjetë punëtorë humbin jetën duke luftuar me zjarret në Turqi

Të paktën 10 punonjës kanë humbur jetën teksa luftonin me zjarret në provincën qendrore Eskisehir të Turqisë. Rreth 24 punonjës…

6 hours ago

Është takuar dhe do të ketë një bashkëpunim me Gjestin? Joz Marku jep pergjigjen e papritur

I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt…

6 hours ago

Aksident i rëndë në Lezhë, automjeti përplaset me një trailer,1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një…

6 hours ago

Macron padit influenceren amerikane Candace Owens për pretendimet se gruaja e tij është burrë

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, ngritën të mërkurën një padi me 22 akuza për shpifje në…

7 hours ago

Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, RENEA dhe Operacionalja kontrolle në Sarandë/ Në ndjekje të 5 personave në kërkim

48 orët e fundit, strukturat policore në Sarandës kanë kaluar në gjendje gatishmërie. Si fillim forcat “RENEA”, në të gdhirë…

7 hours ago