Categories: showbiz

I kanë dhënë fund? Detaji që shton dyshimet për lidhjen e Saimirit me Merin (FOTO LAJM)

Meri ishte vajza që fitoi zemrën e Saimirit dhe “princi modern” e zgjodhi si partneren e tij të ardhshme. Ata janë çifti i parë që u krijua nga spektakli “Love Story”, ndërkohë që të gjithë ishin kuriozë të dinin se si do të vijojë më tej marrëdhënia mes tyre.

Mirëpo, përveç intervistave ku folën për njëri-tjetrin e treguan se po njihen në distancë, Saimiri në Gjermani e Meri në Shqipëri, ata s’kanë treguar asnjë shenjë tjetër që janë bashkë.

Të lidhura

None found

Madje, Saimiri ka udhëtuar pak kohë më pare drejt Shqipërisë dhe këtë e tregoi në story për të gjithë ndjekësit e tij, por s’pamë në asnjë moment Merin. Fansat besojnë se ata s’janë takuar fare, megjithëse po na paraqiten ende si çift. Postimet e tyre në rrjete sociale kanë qenë gjatë gjithë kohës në vende të ndryshme dhe kjo i ka shtyrë të gjithë të besojnë që janë ndarë.

Madje të dy kanë fshirë nga profilet e tyre në Instagram fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe kjo eshte nje tjeter dëshmi se gjithçka mes dyshes ka marrë fund, nëse ka patur ndonjëherë diçka mes tyre, shkruan Albeu.com.

“Marrëdhënia me Saimirin deri tani po shkon shumë mirë, jemi në fazën e parë të njohjes së vërtetë përtej kamerave dhe po përpiqemi t’i kushtojmë kohë njëri tjetrin duke shkëmbyer mesazhe gjatë gjithë kohës dhe duke folur me kamera. Dua të permend edhe që një pjesë e publikut interesohen shumë për marrëdhënien tonë dhe mendojnë se ne nuk jemi bashkë, por thjesht kemi nevojë për pak privatësi.”- është shprehur Meri më herët gjatë një interviste.

të fundit

Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte ndaj popullsisë civile

Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoi masën e paraburgimit nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve M.J. dhe M.B.…

18 seconds ago

BE-ja i kërkon Vuçiqit të shmangë deklaratat që pengojnë dialogun për Kosovën

Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje që të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë…

41 seconds ago

SHGM: Gazetarët vijojnë të përballen me kërcënime digjitale, pasiguri financiare dhe mungesë ndëshkimi

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) prezantoi Raportin Vjetor “Treguesit për shkallën e lirisë së mediave dhe Indeksi i Sigurisë…

4 minutes ago

Irani merr nën kontroll tre cisterna në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare paralajmëron SHBA-në për kundërpërgjigje

Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit njoftoi se ka sekuestruar tre anije cisternë nafte në Ngushticën…

8 minutes ago

Gashi tërheq nga rendi i ditës ligjin për “Shkupi 2028”, opozita pretendon se u shkel Rregullorja

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot e hoqi nga rendi i ditës i seancës së 119-të propozim-ligjin për zbatimin e…

18 minutes ago

GJKKO konfiskon 21 pasuri me origjinë kriminale, kalojnë në pronësi të shtetit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e 21 pasurive në favor të shtetit,…

18 minutes ago