Meri ishte vajza që fitoi zemrën e Saimirit dhe “princi modern” e zgjodhi si partneren e tij të ardhshme. Ata janë çifti i parë që u krijua nga spektakli “Love Story”, ndërkohë që të gjithë ishin kuriozë të dinin se si do të vijojë më tej marrëdhënia mes tyre.
Mirëpo, përveç intervistave ku folën për njëri-tjetrin e treguan se po njihen në distancë, Saimiri në Gjermani e Meri në Shqipëri, ata s’kanë treguar asnjë shenjë tjetër që janë bashkë.
Madje, Saimiri ka udhëtuar pak kohë më pare drejt Shqipërisë dhe këtë e tregoi në story për të gjithë ndjekësit e tij, por s’pamë në asnjë moment Merin. Fansat besojnë se ata s’janë takuar fare, megjithëse po na paraqiten ende si çift. Postimet e tyre në rrjete sociale kanë qenë gjatë gjithë kohës në vende të ndryshme dhe kjo i ka shtyrë të gjithë të besojnë që janë ndarë.
Madje të dy kanë fshirë nga profilet e tyre në Instagram fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe kjo eshte nje tjeter dëshmi se gjithçka mes dyshes ka marrë fund, nëse ka patur ndonjëherë diçka mes tyre, shkruan Albeu.com.
“Marrëdhënia me Saimirin deri tani po shkon shumë mirë, jemi në fazën e parë të njohjes së vërtetë përtej kamerave dhe po përpiqemi t’i kushtojmë kohë njëri tjetrin duke shkëmbyer mesazhe gjatë gjithë kohës dhe duke folur me kamera. Dua të permend edhe që një pjesë e publikut interesohen shumë për marrëdhënien tonë dhe mendojnë se ne nuk jemi bashkë, por thjesht kemi nevojë për pak privatësi.”- është shprehur Meri më herët gjatë një interviste.
Pas dorëheqjeve masive të nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, në Korçë janë emëruar…
Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dyer e mortit janë hapur. Mes dhimbjes së papërshkrueshme, familjarë e të afërm, po…
Qeveria britanike njoftoi sot masa të reja që synojnë një trajtim dhe parandalim më të mirë të të ashtuquajturave “vrasje…
Justin Bieber, 31 vjeç, ndau në Instagram entuziazmin për bashkëshorten e tij Hailey Bieber, duke publikuar një foto të saj…
Kryetari arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit, ka publikuar një mesazh,…
Meghan Markle po reflekton mbi një moment të vështirë kur ishte larg fëmijëve të saj, Princit Archie dhe Princeshës Lilibet.…