I ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo si rrallëherë foli për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, Jonidën duke treguar si janë njohur dhe si i ka propozuar për martesë.
“E kam njohur nëpërmjet motrës së saj, pra kunatës sime të cilën e kam patur shoqe dhe na ka prezantuar. E poshtra, e dinte çfarë vajzash më pëlqejnë mua dhe na prezantoi”, tregoi Albano.
Për propozimin, aktori tregoi: “Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen. Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë:
‘Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?’ U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: ‘Po kjo ç’është?’; ‘Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…”.
Duke nisur nga dita e sotme, hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore, ashtu…
Politikani dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, është ndarë nga jeta. Lajmin për vdekjen e tij e bëri…
Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë, kanë kaluar me pak raste plagosjesh që kanë pasur si shkak nga përdorimi…
Në këtë ditë parë të vitit 2026, në një postim në rrjetin social X, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti…
Ditën e sotme rreth orës 10:05, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas…
Viti 2025, është shënuar nga një valë e fortë hetimesh dhe goditjesh penale ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe lokalë…