showbiz

I jepet fund spekulimeve, Kaderi sqaron raportin me Gjestin dhe Eglin

Pas ndarjes së Gjestit dhe Eglit, rrjeti u mbush me aludime se Kaderi mund të ketë qenë një nga arsyet e prishjes së çiftit. Ky thashethem ndezi kureshtjen e publikut, duke hapur një sërë diskutimesh online.

Megjithatë, për t’i dhënë fund spekulimeve, Kaderi ka zgjedhur të flasë hapur në një intervistë për emisionin Prive.

Të lidhura

None found

Ajo ka hedhur poshtë çdo aludim, duke theksuar se me Gjestin e lidh vetëm një marrëdhënie miqësore.

“Gjestin e konsideroj shok, nuk ka asnjë arsye që unë të ndërhyj në raportin e tij me Eglin,” tha Kaderi, ndërkohë që nuk i kurseu as fjalët e mira për ish-partneren e tij. Ajo e përshkroi Eglin si një vajzë shumë të bukur dhe të veçantë, duke lënë të kuptohet se nuk ekziston asgjë më shumë se respekt dhe miqësi në këtë histori.

Prej disa ditësh në rrjetet sociale është përfolur një lidhje e mundshme mes Gjestit dhe ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”. Zërat u nxitën nga një koment i bërë publikisht, ku Gjesti i kishte lënë Kaderit një emoji çokollate, ndërsa ajo iu përgjigj me fjalën “jom”. Ky moment i shkurtër virtual u interpretua nga ndjekësit si një shenjë afrimiteti, aq më tepër kur u vu re se Kaderi ishte e vetmja banore e BBV që Gjesti ndiqte në Instagram.

Por, mesa duket mes tyre nuk ka asgje me shumë se një miqësi.

të fundit

Protesta në Prishtinë vijon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e…

9 minutes ago

Si ndikon moti me shi në organizmin tonë?

Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit? — Klan Kosova [...]Read More...

12 minutes ago

Halloween: Origjina dhe arsyeja pse festohet më 31 tetor

Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor? — Klan Kosova [...]Read More...

12 minutes ago

Dimitrievski: ZNAM will not change its position; the jurisprudence exam will be held in the Macedonian language

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës…

15 minutes ago

Multimillion-euro fraud scheme in Greece: Donations for sick children ended up with organizers and in match-fixing

Një skemë e madhe mashtrimi, e ngritur nëpërmjet një organizate joqeveritare (OJF), është zbuluar nga autoritetet greke. Anëtarët e saj…

16 minutes ago

Tensions at the Prime Minister’s Office as police fire tear gas and use water cannon

Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te…

16 minutes ago