Ylli i “Back To The Future”, Michael J Fox i cili po jeton me sëmundjen e parkinsonit bëri një paraqitje surprizë në Baftas për të ndarë çmimin e filmit më të mirë.
Aktori 62-vjeçar doli në skenë në një karrige me rrota, por këmbënguli të ngrihej në podium për t’i dhënë çmimin Oppenheimer-it të Christopher Nolan. Ngritja e tij në këmbë bëri që gjithë audienca të ngrihej në këmbë e përlotur, duke e parë atë në skenë. Ai u diagnostikua në vitet 1990 dhe rrallë del në publik. Filmi i Davis Guggenheim, Still: A Michael J Fox Movie, u nominua për dokumentarin më të mirë, por humbi në 20 Days In Mariupol. Duke prezantuar aktorin kanadezo-amerikan në skenë në Royal Festival Hall në Londër, pritësi i Bafta-s, David Tennant e përshkroi atë si një legjendë të vërtetë të kinemasë. Kur prezantoi të nominuarit për filmin më të mirë, Fox e përshkroi kinemanë si magji që mund të të ndryshojë jetën.
None found
“Pesë filma u nominuan në këtë kategori sonte dhe të pesë kanë diçka të përbashkët. Ata janë më të mirët e asaj që ne bëjmë”, tha Fox, citon BBC.
Ai foli për filmin si bashkimin e njerëzve, pa marrë parasysh se kush jeni apo nga jeni.
“Ka një arsye pse ata thonë se filmat janë magji, sepse filmat mund të ndryshojnë ditën tuaj. Filmi mund të ndryshojë pikëpamjen tuaj. Ndonjëherë mund të ndryshojë jetën tuaj”, shtoi ai.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka sqaruar sot dhe situata epidemiologjike në qytet është stabile dhe më e…
Policia e Shtetit ka dalë me një thirrje për kujdes për të gjithë drejtuesit e mjeteve ujore në bregdetin e…
LSDM-ja opozitare akuzon Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asgjë për dëmshpërblimin e bujqve. Sipas LSDM-së stuhia shkatërroi shumë të mbjella…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e një sulmi të madh ndaj Iranit, duke paralajmëruar një…
Pas 92 ditësh në paraburgim, ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini është liruar dhe nga sot do të mbrohet në liri.Lajmi…
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet protesta e 54-t, ku qytetarët fillimisht u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe më…